E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cani: Problem rënia e eksporteve, pitet rritje e çmimeve

Ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Cani analizon efektet e krizës në ekonominë tonë dhe parashikon se rënia e eksporteve do të prekë buxhetin e qytetarëve. Sipas tij, fakti që qeveria nuk pranon krizën rrezikon që efektet të shumëfishohen. 

TIRANE- Rënia e vazhdueshme e eksporteve gjatë këtij viti pritet të ketë pasoja jo vetëm për biznesin prodhues dhe bilancin tregtar të vendit, por edhe për buxhetin e familjeve shqiptare. Ish Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani shpjegon se ky është një ndër efektet e krizës globale që ka ardhur duke u rënduar dhe që do të ketë reflektohet të kursi i këmbimit, pasi rrezikon nënçmimin e monedhës vendase. Rënia e kostos së lekut do të prekë pa përjashtim të gjithë qytetarët.

“Kursi jep goditje në shtresat e popullsisë së varfër pasi, sepse sa herë që në vendin tonë leku nënçmohet tregtarët tane e tregojnë këtë në rritjen e çmimeve dhe për pasojë i tërë publiku është i goditur nga rritja e çmimeve ”- u shpreh Ish Guvernatori i BSH-së Cani në një intervistë dhënë për “News24”.

Sipas ish Guvernatorit Cani, fakti që qeveria nuk e ka pranuar krizën dhe nuk ka marrë masa për ta përballuar atë, rrezikon që efektet e saj të shumëfishohen dhe ekonomia jonë të rrezikojë shumë.

“Ato vende që i ka prekur kriza i kanë ngrënë prodhimit të brendshëm bruto (GDP) 13.5 për qind. Ndërsa vendet që reagojnë ndaj krizës, jo se nuk preken po preken në minimumin e vet me 2 për qind të (GDP). Por neglizhenca e masave nga qeveria ndaj krizave çon në atë që ekonomia e atij vendi që neglizhohet të ketë efekte deri në 40 për qind të (GDP)”- theksoi Cani.

Ish kreu i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani është edhe më pesimist se Fondi Monetarë Ndërkombëtar për rritjen ekonomike të vendit këtë viti. Sipas tij, ky tregues gjatë 2009-ës do të jetë afër 0 për qind, duke rrezikuar të zbresë edhe me minus. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›