Rama: Policia të arrestojë drejtuesit e Gardës
Në konferencën e dytë për sot, kreu socialist kërkoi nga politika zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e gjashtë drejtuesve të Gardës së Republikës.
“I bëj thirrje drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të jetë në lartësinë e detyrës së tij dhe të mos kthehet në vrasësin e demonstruesve që humbën jetën dje. Ai nuk mund të mbajë nga mëngjesi deri në darkë, gjashtë urdhrat e ndalimit për njerëzit e Gardës së Republikës, këta persona shoqërisht të rrezikshëm”, tha Rama.
Shefi i opozitës kërkoi nga ndërkombëtarët të shohin drejt të vërtetën. “Apeli im për miqtë ndërkombëtarë është të shohin drejt e në sy të vërtetën që është me e qartë falë kurajës dhe mundësive për të transmetuar prova të manipulueshme të atyre gazetarëve që sot janë edhe ata në një kacafytje për lirinë apo humbjen e saj me një pushtet që duhet të largohet, në mënyrë që Shqipëria të futet në normalitet dhe shqiptarëve t’u jepet e drejta e mohuar për të zgjedhur qeverinë e tyre me zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shtoi Rama.
“As e kemi humbur dhe as do ta humbim këtë fill duke shkuar përpara me forcën e arsyes dhe refuzuar të biem pre e tundimit për të përdorur arsyen e forcës. Dje u provokuam barbarisht nga një polici shteti e keqpërdorur e cila ndërhyn me bomba e blinda ujëhedhës, mbi protestuesit. Do të vazhdojmë në rrugën tonë, nuk do të ndalemi në demonstrimet tona, sepse është një udhëkryq ku ndalen dy botë, ajo e lakuriqit të natës dhe ajo e dritës së të vërtetës. Do të vazhdojmë pa dhunë, paqësisht, urtësisht, me fuqinë e pandalshme të rezistencës së popullit. Ata në pushtet janë partia, ne në rrugë jemi populli”, vijoi ai./S.Lleshi/Start/
2011-01-22 15:50