E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH: Dhuna e patolerueshme, të rikthehet dialogu

KSHH-ja është shprehur se mbështetur mbi Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, qytetarët kanë të drejtë të protestojnë paqësisht, por që dje sipas deklaratës, situata degjeneroi në dhunë.

Komiteti i Helsinkit mendon se ngjarja e djeshme erdhi si pasojë e situatës së rënduar politike në vend. “Mos gjetja e një gjuhe mirëkuptimi, as brenda institucioneve të rëndësishme të shtetit si Kuvendi, ku palët janë reciprokisht të përfaqësuara, gjuha e ashpër dhe e papërshtatshme që përdoret për t’iu drejtuar njëri-tjetrit, jo vetëm nuk shërben për rivendosjen e dialogut por, në të kundërt, e pengon atë, si dhe provokon e disorienton publikun e gjerë, strukturat e rendit dhe organet e drejtësisë që duhet të ushtrojnë funsionet e tyre  të pandikuar nga politika”, thuhet në deklaratë.

Sipas KSHH-së, manifestimi i dhunës nga të dyja palët nuk është në përputhje me të drejtën për tubim e manifestim, ndërsa tejkalimi  i forcës së ushtruar nga strukturat e shtetit është sjellje e rëndë për situatën konkrete dhe bie ndesh me mënyrësn se si duhet të veprojë një shtet demokratik.

“Komiteti Shqiptar  Helsinkit, duke respektuar të drejtën e policisë për të shoqëruar shtetasit në mjediset e veta, sipas kompetencën që i jep ligji, e çmon me vend t’u tërheqë vëmendjen këtyre organeve që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos ndikohen nga retorika politike. Ata duhet t’u respektojnë të gjitha të drejtat e garantuara shtetsve që shoqërohen, ndalohen apo arrestohen. Organi i prokurorisë të mbikqyrë si duhet të gjitha veprimet hetimore, në mënyrë që të garantohet një proces i rregullt  ligjor për cilindo”, thekson Komiteti Shqiptar i Helsnikit.

Më tej, kjo organizatë kërkon nga drejtuesit politikë të të dyja krahëve t’i japin fund gjuhës së urrejtjes, të ndërpresin deklaratat nxitëse dhe prononcimet e parakohshme lidhur me çështje të tilla si hetimi dhe deklarimi i fajtorëve, të cilat nuk janë në kompetencë e tyre por, në kompetencë të një pushteti tjetër të pavarur, atij gjyqësor. Sipas deklaratës, “politika t’i lejojë këto organe të bëjnë detyrën e tyre me profesionalizën e në mënyrë të pavarur dhe të mbajë parasysh se sjellje të kundërta përbëjnë një presion politik mbi pushtetin gjyqësor”. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-22 15:47
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›