E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Privatizimi i terreneve pengesë për kopshte të reja

Gjatë një takimi me drejtues dhe stafet edukatore të çerdheve të Tiranës, kreu i Bashkisë akuzoi qeverinë se duke privatizuar ndërtesat e çerdheve në Tiranë, ka zvogëluar mundësinë e realizimit të një shërbimi shumë të rëndësishëm për kryeqytetin.

“Bashkia do t'u vijë në ndihmë të gjitha familjeve kryeqytetase, pasi edhe gjatë muajve të verës çerdhet do të qëndrojnë të hapura”, pohoi kreu i bashkisë së kryeqytetit, duke falënderuar më pas edukatoret, ekipin e psikologëve dhe te punonjësve sociale për punën e mirë në këto institucione.

Rama theksoi se shqetësimi i tij i vetëm, janë mundësitë e pakta për gjetje terrenesh që do të shërbenin për ngritjen e kopshteve dhe çerdheve, “për shkak të një politike privatizimesh dhe keqmenaxhimi në përdorimin e pronës në funksion të opinionit publik”. Ai njoftoi ngritjen e 6 çerdheve dhe 5 kopshteve të reja në disa zona të mbipopulluara të Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›