E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Privilegj besimi që më keni dhënë, shkruajmë historinë tonë në 11 maj

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në një takim me gratë dhe vajzat e Elbasanit.

Gjatë takimit, Rama u shoqërua nga kandidatet për deputete të PS në qarkun e Elbasanit, si dhe drejtuesit politik i PS në qarkun e Elbasanit.

“Vajzat tona që janë si yje kanë të drejtën e tyre të bien në dashuri, nuk diskutohet. Djemtë demokratë alamet çunash siç janë dhe djemtë socialistë, por 11 maji është një moment ideal për vajzat tona për ti bërë testin djemve demokratë, ti që më lu synin dhe më merr për kafe, përpara se të më marrësh për darkë, je me Shqipërinë në BE, apo kënetë. E thjeshtë, nëse çuni huaj i thotë jam me kënetën, goca jonë i thotë udha e mbarë se ka plot çuna qyteti dhe unë dua çun me mend”, nënvizoi Rama.

Në fjalën e tij Rama nënvizoi rëndësinë historike të votës së 11 majit.

“Më intereson vetëm një gjë, që këtë mundësi, këtë privilegj, këtë nderë, që është nderi më i madh në jetë, që ma keni bërë ju dhe ata që më kanë dhënë besimin, unë ta kthejë me të gjitha forcat e mia në një gurë për historinë tonë të përbashkët dhe fati e desh që të na vinte tani në dorë mundësia që ne ta shkruajmë historinë më 11 maj”, tha Rama.

“Peqini Gramshi, Belshi, Cërriku, Elbasani janë të gjithë burra, por ama këtu do të vendosi fuqia e nënave, motrave dhe vajzave dhe të gjithë atyre burrave që e dinë se janë të mençur, që pa atë fuqi janë thjesht gjysmakë”, përfundoi Rama.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›