E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Pro heqjes se imunitetit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se forca politike që drejton është pro heqjes apo kufizimit të imunitetit, por theksoi se askush nuk duhet të mendojë që PS do të ndërhyjë në Kushtetutë me nxitimin që bëri 4 vite më parë.

"Ajo që e dallon një forcë të pjekur nga një forcë politike aventurash, është se bën gjithmonë gabime të reja, jo të përsëritura", u shpreh Rama para deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se asnjë përfaqësues i PS-së nuk fshihet pas imunitetit, duke e konsideruar si të pështira deklaratat e fundit të Berishës.

"Në Shqipëri ka vetëm një Këshill Miliarderësh dhe ai është Këshilli i Ministrave që po tërheq shqiptarët edhe drejt bixhozit me emrin Lotari Kombëtare", tha Rama.

Në fjalën e tij Rama është shprehur se PS ka informacione se trafiku i armëve nga Ministria e Mbrojtjes është vetëm maja e ajsbergut.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›