Beqja 1 milione shqiptare te papune PS ne 4 vite do punesoje 300 mije
Tirane 5 nentor 2011 NOA- Anetari i Partise Socialiste Ilir Beqja ne fjalen e mbajtur ne Kongres per pjesen e punesimit u shpreh se sot 1 milion shqiptare nuk kane dinjitet se nuk kane pune.
Ne Shqiperi ka 620 mije nxenes ka 120 mije student dhe 430 mije pensionist ne Shqiperi ka 100 mije invalide dhe persona me aftesi te kufizuara jemi 1 milion e 700 mije njerez te afte per pune dhe as gjysma e tyre nuk punojne. Ne 100 prej nesh vetem 22 shqiptare mund te punojne u shpreh Beqja.
Ai shtoi se me shume se gjysma jane te perjashtuar dhe nuk kane mundesi qe te mendojne nje jete me te mire per femijet e tyre.
Ne kete linje ne emer te socialisteve ai tha se ne 4 vitet e mandatit Partia Socialiste do te krijoje 300 mije vende pune.
Beqja e mbylli fjalen e tij duke thene se duhet bashkim mes socialistesh dhe se ne statut eshte bashkimi i tyre.
a.y/NOA