Rama Berisha iu ka tradhetuar PS nxenes i SHBA ne mes te Europes
Tirane 5 nentor 2011 NOA/ Arjola Ymeraj- Update Ne vijim te punimeve te Kongresit dhe fjales se tij kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u kerkoi delegateve qe mandatin e marre ta mbajne me nderin dhe dinjitetin qe kerkon Kongresi.
Ai falenderoi ambasadoret e pranishem ne Kongres duke iu drejtuar atij te Bashkimit Europian Ettore Sequi ai tha Falenderoj ambasadorin Sequi per pranine ne Kongres dhe i them se Europa per socialistet nuk eshte nje pike ku duam te arrijme por nje menyre e te qenit ketu ne mes te Shqiperise.
Me tej ai falenderoi ambasadorin amerikan ne vendin tone Alexander Arvizu duke thene se Ju siguroj ne vullnetin e hekurt te socialisteve per ti dhene mbeshtetje pa kushte Shqiperise ne aktin e partneritetit strategjik ju garantoj se neser SHBA do gjeje te qeveria jone nje partner te frymezuar nga parimet dhe vlerat e demokracise ne mireqeverisjen e popullit shqiptar. SHBA-te nuk do krenohen me ne vetem per besnikerine por per nje nxenes te mire ne mes te Europes dhe Ballkanit qe i beri SHBA vend me kushtetueshmeri dhe liri. Falenderoj edhe miqte e tjere nderkombetare.
Nder te tjera ai tha se Qeveria Berisha ka deshtuar pasi ajo shperfill nje nder kontribuuesit kryesor te saj emigrantet.
Sic informon agjencia e lajmeve NOA ne kete kuader ai u shpreh se pa punen e emigranteve ekonomia shqiptare do kishte falimentuar dhe se Qeveria kujdesin per emigrantet e ka kthyer ne nje sherbim konsullor.
Rama u shpreh se eshte e pajustifikueshme qe keta kontributore nuk shprehin dot te drejten e votes duke nenvizuar se programi socialist parashikon te drejten e votes aty ku ata jetojne.
Ai tha se shkelqesia e tij Kryeminister bashke me spikeren e tij i ka ulur taksat por vetem per veten per spikeren dhe per ortaket e tij ne biznes ku u beri thirrje qytetareve qe te bashkohen me koalicionin e majte sepse ne aleancen per te ardhmen ka shume zgjedhje.
Ne do i ulim ne zero taksen e bukes qumeshtit vezeve dhe ilaceve dhe po ashtu do e cojme nga 20 ne 6 pjesen tjeter te taksave. Qeveria ka tradhtuar pabesisht secilin prej jush por ne do te jemi gjithmone prane jush per ndeshjen vendimtare per te folur si partia e te gjitheve. Aty ku kishte plehra ka valle me pak plehra aty ku kishte papunesi a ka valle me shume pune aty ku kishte pak shprese a ka valle me shume shprese ata kane sjelle me shume padrejtesi dhe shume me shume borxhe dhe flet vetem per rruge rruge duke e cuar borxhin ne nivel ekstrem me shume korrupsion dhe me shume varferi 4 here me shume njerez vdesin rrugeve te ndertuara me borxhe sepse nuk kane standarde rruget e ndertuara me borxhe u shpreh Rama duke vecuar faktin se vetem nje pjese e rruges se kombit i ka standardet europiane.
Sipas tij shqiptaret taksohen padrejtesisht dhe parate e tyre shperdorohen paturpesisht pasi me keto taksa shqiptaret paguajne per me shume korrupsion me shume papunesi dhe me shume plehra duke thene se socialistet duan te ulim korrupsionin ndotjen dhe borxhin pasi PS eshte parti e individit qe ka ne thelb frymen e komunitetit.
Ai u beri thirrje delegateve qe te votojne per programin e PS duke thene se premtimi solemn duhet te jete fokusimi se bashku tek e ardhmja dhe se politika dhe qeverisja nuk mund te vazhdoje me keshtu.
Kryesocialisti i mbylli fjalen e tij duke thene Per nje politike te re per nje qeveri te re per nje rilindje kombetare.
Me heret Rama shprehu nje falenderim te vecante per Ermelinda Meksin deputete e kesaj partie e cila la mandatin pasi tashme do te jete pjese e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise duke ironizuar zenken e tij me te te perfolur se shumti ne gazeta.
a.y/NOA