E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Procedurë jo e lehtë, por projekti për hyrjen e Shkodrës tashmë gati

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Shkodra do të ketë një hyrje të re, pasi projekti është gati.

Kryeministri Edi Rama iu sot live pyetjeve të adresuara në platformat sociale në rubrikën “Sy m’ Sy” ku u pyet se kur do të përfundojë hyrja e Shkodrës.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “hyrja e Shkodrës është në proces. Kemi pasur një procedurë jo të lehtë dhe jo dhe aq të shpejtë për arsye teknike me shpronësimet”.

Rama theksoi se, “gjithçka është gati, projekti është fantastik dhe Shkodra më në fund është qytet siç i ka hije, me hyrjen siç i ka hije sepse deri më sot ka qenë e fshehur pas një hyrjeje katastrofike dhe krejtësisht të padenjë për emrin dhe për reputacionin e Shkodrës”. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›