E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Dy parkime të reja nëntokësore në kryeqytet

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Në kryeqytet do të ndërtohen edhe dy parkime të tjera nëntokësore.

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur live pyetjes së adresuar në platformat sociale për ndërtimin e një parkimi nëntokësor tek zona e ish-Bllokut tha “blloku këmbësor është në radhë të parë mirësia e atyre që banojnë aty dhe atyre që do ta shijojnë atë territor”.

“Për ata që kanë shtëpitë aty dhe që kanë parkimet nëntokësore tek pallatet do të mund të kenë një kartë të veçantë për të hyrë në parkimet  e tyre, siç bëhet në gjithë botën”, informoi Rama.

“Të tjerët duhet të ecin pak, do të bëjmë parkime të tjera edhe në sheshin “Nënë Tereza” kemi një plan për të ndërtuar një parkim të madh nëntokësor. Edhe mbas Akademisë së Arteve projekti është gati dhe do të fillojë parkimi nëntokësor. Janë gjëra që i kemi mirë parasysh”, theksoi Rama.

Para pak ditësh në Tiranë u prezantua projekti “Tirana Walk 2021”, që parashikon kthimin e ish-Bllokut, në zonë këmbësore, duke krijuar një tjetër hapësirë të ridizajnuar urbane, që bën protagonistë qytetarët dhe jo automjetet.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›