E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Programi i qeverise diplome per fshehjen e papunesise

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne nje tryeze diskutimi per programin e opozites mbi reformen e arsimit ka deklaruar se qeveria nuk ka asnje strategji por vetem ka liberalizuar arsimin si nevoje per te sunduar qetesisht. Rama u shpreh se qeveria eshte e paafte per tu ofruar pune te rinjve dhe u jep diploma.

Duhet bere nje ndarje e qarte mes investimeve qe prodhojne cilesise dhe atyre investimeve qe prodhojne skarcitet u shpreh Rama. Le te mos e fshehim se liberalizimi i arsimit i tille sic eshte zhvilluar deri me sot pa asnje kriter dhe karar dhe pas asnje kriter dhe karar ne dhenien e licences ne sektorit privat eshte paaftesi per tu perballur me papunesine e te rinjve shtoi ai.

Lideri i opozites me tej u shpreh se duhet futur ne proces akreditimit i gjithe sistemi i arsimit dhe te vendoset konkurrencen mbi cilesise dhe meriten ne te gjithe sistemin arsimor publik dhe privat.

Ne nuk mundet dot ti trajtojme universitetet private si ndermarrje fasone qe o burra te hapim sa me shume dhe te kete sa me shume njerez qe me punen e tyre te marrin nje rroge u shpreh Rama.

/Shekulli Online/Pergatiti F.S./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›