E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Prokurori i ri Berisha shkel serish Kushtetuten

Kryetari i PS-së Edi Rama i cilësoi takimet e Presidentit Nishani me partitë parlamentare si një atentivë për të shkarkuar Ina Ramën, duke shkelur sërish Kushtetutën.
 “Kryeministri lëshoi vartësin e tij në presidencë për të shkarkuar kryeprokuroren në kundërshtim me ligjin. Në fakt kjo është porosia antikushtetuese e kryeministrit që po e zbaton ministria e presidencës. Prokurorja e përgjithshme nuk mund të shkarkohet përpara datës 23 maj 2013. Këtë e thotë kushtetuta dhe këtë kanë shprehur qartë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo do të ishte rrënuese dhe ky është një hap tjetër rrënues për institucionet e vendit”, vuri në dukje Rama.
Madje, duke shkuar më tej, kreu i opozitës akuzoi ashpër mazhorancën qeverisëse, pasi sipas tij me veprimin e radhës, po cenon sërish Kushtetutën. 
“Saliu flet në emër të ligjit por vijon përpjekjet të kapur institucionet e shtetit duke shkelur ligjin. Ky është atentati i radhës kundër Kushtetutës. Ai do të kapë edhe institucionet e pavarura të prokurorisë që nuk arriti do ta kap në këto 5 vjet as përmes presioneve as përmes parave” vlerësoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›