Topalli kerkon seance te posacme per tre ligjet PS refuzon

U mblodh sot Konferenca e Kryetarëve, e cila shqyrtoi draftkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 26 nëntor-14 dhjetor 2012.
Konferenca e Kryetarëve ra dakord që prioritet në axhendën e Komisioneve Parlamentare të ketë shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2013, sapo të mbërrijë në Kuvend.
Kryetarja e Kuvendit përsëriti edhe njëherë ftesën ndaj deputetëve të opozitës për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Komisioni Europian për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian, duke i kërkuar të përfshijnë në kalendar seancë të posaçme, jashtë radhe për miratimin e tre ligjeve të kërkuara. Por anëtarët socialistë të Konferencës së Kryetarëve nuk e pranuan. Tre projektligjet që kërkohen nga Brukseli do vazhdojnë gjithsesi të jenë pjesë e Kalendarit të Punimeve të Kuvendit.