Rama Propozimet e maxhorances per krizen jane te papranueshme
Duket se per zgjidhjen e krizes politike njevjecare nuk ka sinjale te mira. Kreu i
Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje ne nje interviste per Top Channel se jane rrezuar propozimet e maxhorances per zgjidhjen e krizes politike. Megjithate negociatat jane duke vazhduar dhe ne ditet ne vijim do te kete nje pergjigje perfundimtare. Lideri i opozites nuk ka zbuluar konkretisht se cilat jane pikat e kontestuara nga selia roze por thekson se cdo manover e shumices per te penguar apo vonuar zbardhjen e plote te procesit eshte e kote dhe nuk mund te frenoje nje te drejte sipas tij legjitime te mbeshtetur fort edhe nga nderkombetaret. Rama e ka paralajmeruar maxhorancen se nese rezultati perfundimtar do te jete negativ atehere protestat do te vazhdojne.
Deklarata
Ne rast se fjala perfundimtare do te jete ajo qe eshte e shkruar ne letren e fundit atehere ne do te vazhdojme ne rrugen e nisur dhe askush nuk do te na zmbrapse dot ne nje kerkese legjitime ne nje vend ku te gjithe e kane kuptuar se zgjedhjet jane vjedhur. Flitet qarte per domosdoshmerine e hetimit te zgjedhjeve - tha Rama. Duke i cilesuar protestat si nje pjese te rruges se opozites ne kerkim te nje te drejte te cenuar Rama theksoi se pa rivene ne vend shtyllat e Drejtesise ne Shqiperi nuk mund te kete demokraci te vertete funksionale. Te gjithe po i shohim pasojat e grabitjes se zgjedhjeve sepse nuk ka transparence mbi procesin zgjedhor sepse nuk ka demokraci ne procesin zgjedhor sepse nuk ka demokraci ne te gjithe procesin qeverises - u shpreh Rama. Lideri i selise roze paralajmeron reagim te forte te opozites ne rast se shumica do te vijoje ne rrugen e saj per te penguar transparencen e zgjedhjeve. Ne sigurisht presim por nuk presim pa fund. Ne ditet ne vijim do te kemi me siguri edhe fjalen perfundimtare dhe pa dyshim do te hyjme ne nje proces qe do te varet nga kjo fjale. Kemi bere te gjitha leshimet e mundshme por nuk do ta leshojme transparencen si nje parim te cilin ne nuk e negociojme - tha Rama.
Propozimet
Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Astrit Patozi i ka dorezuar te enjten permes nje letre propozimet socialisteve por per opoziten per sa kohe ato nuk garantojne transparencen e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit jane te papranueshme. Ne leter propozohet ngritja e komisionit hetimor. Komisioni do te kete shumicen nga opozita si ne perberje dhe ne vendimmarrje dhe puna do te nise fillimisht me materialet zgjedhore duke mos perjashtuar fletet e votimit. Persa u perket fleteve te votimit maxhoranca ka kerkuar qe Gjykates Kushtetuese ti drejtohej opozita. Maxhoranca pati rrezuar propozimin e socialisteve per ti vene kohe 10 dite Gjykates Kushtetuese per tu shprehur ne lidhje me kerkesen per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore dhe djegien e fleteve te votimit.
5 Shtator 2010