E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama fsheh aferat korruptive Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje se qendrimi kundershtues ndaj cdo reforme ne vend i opozites lidhet me mbulimin e mega aferave te korrupsionit. Ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike kreu i qeverise tha se pavaresisht arritjeve te merituara te qytetareve shqiptare ekziston nje debat politik qe nuk ka asgje tjeter qellim vetem sesi te pluhurosin apo te pengoje keto zhvillime kaq te shume pritura per qytetare. Asgje nuk do te mund te pluhurose ne mendjen e shqiptareve keto arritje asnje praktike nihiliste asnje trillim apo mashtrim. Asgje me te rendesishme se sa luften kunder korrupsionit nuk ka dhe ne kemi faktuar vendosmerine tone ne kete lufte. Ne njohim dhe vleresojme si shume te rendesishem rolin e opozites por kur ajo perdor luften kunder korrupsionit per te mbuluar mega aferat e korrupsionit kjo eshte e trishtueshme eshte e vajtueshme tha kryeministri. Sipas tij ne 18 vite nuk ka ndonje afere me te madhe se sa kontrata 20 me vlere 100 milion euro ryshfet ky eshte rasti i pare kur 20 paraqitet si nje gjigant 35-katesh. Le ta trajtojne institucionet perkatese ceshtjen. Ajo cka une ju them ju se vendimi i qeverise per te vendosur kasat me zero shpenzim nga bizneset eshte nje vendim i drejte i ndershem dhe me nje baze te fuqishme morale vijoi ai. Kryeministri premtoi ne vijim rritje te pagave dhe pensioneve si dhe realizimi i mbi 400 projekte per ndertimin e rrugeve te cilat do te vazhdojne te ecin para. Me perparesi jane tre segmente kryesore Tirane-Elbasan Elbasan-Berat Rruga e Arbrit dhe Korce -Qafe Pllocke. Gjithcka do te investohet do te behet per vizat. Mendoj se kemi vepruar me pergjegjesine me te madhe. Vizat jane perparesia absolute e kesaj mazhorance jane arritja me e merituar per qytetaret shqiptare theksoi kryeministri. Nga ana tjeter Berisha premtoi se shume shpejt do te vije ne Parlament projektligji per kasat ku cmimi i tyre do tu zbritet nga taksat. E garantoj zotin Rama se nuk do te kete pakesim te buxhetit per bashkite dhe komunat absolutisht jo por nga ana tjeter meqe thote se qeveria po futur duart ne arken e pushtetit vendor ju lutem qe te heqe duart dhe kthetrat e sejmeneve te tij nga arka e bizneseve qe per te siguruar jetesen djersin me shume se kushdo tjeter sepse ti besh ti trefish dhe katerfish taksen e gjelberimit dhe te bertasesh kur ia ul qeveria me ligj ate te na tregosh perralla me mbret se taksa e emrit qenka 1500 leke kur ne nje kohe qe qytetaret ne media e kane faktuar se eshte me e vogel se 300 dhe 400 mije lek atehere faktohet se grabitesit ketu nuk faktojne ate qe thua ti por nga 1500 e cojne ne 300 dhe 400 mije sepse ata qe e deklarojne para kamerave kete ata kane pergjegjesine e plote ne deklaraten e tyre akuzoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›