E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Protesta ne gjithe vendin, jemi ne rrugen e duhur

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, falenderoi dje qytetaret per pjesemarrjen ne mitingun e opozites se zhvilluar tek bulevardi "Deshmoret e Kombit" dhe theksoi se protestat do te vazhdojne te shtrihen ne te gjithe Shqiperine. Permes nje komunikimi me mediat, lideri i socialisteve, vuri theksin se koha e numerimit te njerezve ne miting per te treguar forcen eshte nje kohe qe ka marre fund me kohe per socialistet. "Protestat sapo kane filluar dhe ato do te vazhdojne dhe do te shtrihen ne te gjithe Shqiperine. Ne javen qe fillon do te kete nje proteste tjeter ne nje qytet tjeter te Shqiperise gje qe do ta bejme te ditur neser (sot)", sqaroi Rama. Ndersa burime prane selise roze bejne te ditur se vendimi per protesten e radhes te socialisteve, do te vendoset paraditen e sotme, ndoshta dhe me konsultimin e aleateve. Vendimi do te merret pas konsultimit te kreut socialist me bashkepunetoret e tij me te ngushte brenda Partise Socialiste dhe me pas do te behet i ditur per mediat. Duke folur per protesten, kreu socialist tha se manifestimi i dy diteve me pare tregoi se opozita eshte ne rrugen e duhur. "Po ashtu, edhe vete procesi i mbledhjes se firmave te qytetareve per t'i kerkuar ketij Parlamenti te cunguar thellesisht ne legjitimitetin e vet, hapjen e kutive dhe hetimin e zgjedhjeve, tregoi se jemi ne nje rruge ku vullneti per te marre pjese i njerezve, eshte i plote", vleresoi lideri i partise me te madhe ne opozite. Rama i ka cilesuar idoteske akuzat e Kryeministrit bashke me Ministrin e Jashtem dhe gjithe te tjeret se, Partia Socialiste po pengojne liberalizimin e vizave. Sipas kryesocialisti, "sot i akuzuari lidhur edhe me liberalizmin e munguar te vizave eshte personalisht Sali Berisha, i cili duhet t'ju japi llogari shqiptareve, pse Mali i Zi, Maqedonia dhe vete Serbia qe e nisi nga shume me mbrapa sesa ne procesin drejt BE dhe liberalizimit, sot e kane marre liberalizimin dhe pse Shqiperia ka mbetur brima e fundit e kavallit". Kjo, vijoi Rama, ka vetem nje shpjegim, keqqeverisjen, paaftesine per te plotesuar kushtet, te cilat nuk kane lidhje fare me opoziten por kane lidhje me detyrimet qe ka qeveria lidhur me nje sere komponentesh te liberalizimi. "Kjo eshte arsyeja pse jane grabitur dhe votat me 28 qershor, pse demokracia eshte ne krize, pse shteti i se drejtes eshte ne krize dhe pse vete ekonomia familjare e shqiptareve eshte ne krize", perfundoi fjalen e tij, kryetari i Partise Socialiste. Protestat e socialisteve, sebashku me mbeshtetjen e aleateve te majte dhe disa partive te djathta, zhvillohen si kerkese ndaj mazhorances per hapjen e kutive te 28 qershorit.

"Berisha kontribuoi personalisht per internimet ne regjimin komunist"

Kryesocialisti vleresoi dje se ajo qe e dallon mua nga Sali Berisha dhe qe dallon politiken e re nga e vjetra eshte se kur ngrene gishtin per te treguar pergjegjesit, per cfaredo qofte, asnjehere nuk nisen nga nevoja vulgare per te shpifur ne funksion te instinktit per pushtet, por nisen nga e verteta. "Sali Berisha ka kontribuuar edhe personalisht ne politiken e mbrapshte dhe cnjerezore te internimeve te njerezve te pafajshem, ne kohen e komunizmit", akuzoi kundershtarin e tij politik, Edi Rama. Ai siguroi se ajo cka tha bazohet ne fakte dhe pa as me te voglin dyshim jane ne gjendje qe ta provojne kete, gje qe nuk do ta ngurrojne ta bejme ne momentin e duhur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›