E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Protesta per largimin e qeverise Qamil Xhani

Situata ekonomike akuza per korrupsion dhe ngjarjet kriminale te ndodhura ne vend jane arsye te mjaftueshme per opoziten qe te kerkoje largimin e qeverise. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne nje deklarate dhene dje per mediat ka permendur serish nisjen e protestave dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme per te ndryshuar mazhorancen aktuale. Ne do te ngrihemi ne protesta per largimin e saj. Cdo dite qe kalon nen kete qeveri te dale nga votat e vjedhura shton numrin e krimeve ne dem te shqiptareve rrit barren e borxheve ne kurriz te shqiptareve mbyll rrugen e te ardhmes per shqiptaret qe nuk jetojne ne oborrin e pushtetit. Shkurtimi i diteve te kesaj qeverie eshte domosdoshmeri per Shqiperine e per shqiptaret-tha dje Rama. Kreu i PS-se ka kerkuar largimin e qeverise dhe ka theksuar se zgjedhjet e ardhshme duhet te jene brenda standardeve. Kjo qeveri duhet te largohet dhe Shqiperia duhet te votoje lirisht per nje qeveri te re dhe per nje proces qeverises demokratik e transparent-tha ai. Ne qender te shqetesimit te liderit te opozites ka qene ngjarja e ndodhur tre dite me pare ku u vra kryetari i komunes Terthore. Rama u shpreh se ka nje lidhje mes vrasjes se kryekomunarit te Kukesit dhe deputetit te Fierit Fatmir Xhindi. Sipas tij per te dyja nuk ka informacion mbi vrasesit dhe organet kompetente kane heshtur. Ne duam te dime kush e vrau Fatmir Xhindin ne prag te fushates se shkuar dhe kush e vrau Remzi Veselin ne prag te fushates se ardhshme Qeveria qe nuk gjen dot autoret e vrasjeve makaber te kundershtareve te saj politike duhet te largohet-tha Rama. Kreu i PS-se e cilesoi te deshtuar luften e kesaj qeverie kunder krimit te organizuar. Ndersa ka theksuar se niveli i krimit ne vend eshte i barabarte vetem me ate te vitit 1997. Sali Berisha ka deshtuar ne luften me krimin. Sot krimi po kap majat me te larta pas vitit 1997 dhe policia e shtetit ka rene ne rezultatet me te uleta ne luften me krimin. Fajin per kete gjendje te rende qe rendohet dita-dites e ka Sali Berisha dhe qeveria e tij qe nuk i sherben vendit po oborrit te familjareve klienteve e sherbetoreve te saj u shpreh kreu i PS-se. Vec situates se rendit ne vend Rama ma numeruar te gjitha shqetesimet e ngritura nga opozita. Sipas tij pergjigja e kreut te qeverise ndaj akuzave ka qene vetem shpifje ndaj opozites. Saliu Berisha hedh balte mbi opoziten dhe importon me korrupsion plehra nga jashte per te perfituar duke mbytur shqiptaret. Hedh balte mbi opoziten dhe tere lumenjte e Shqiperise i ka kthyer me korrupsion ne sheshe ndertimi per hidrocentrale qe do ti shfrytezojne oborrtaret e tij-tha Rama. Ai ka permendur dhe rastin e ministres se Integrimit duke theksuar se edhe per kete ceshtje Berisha ka akuzuar opozite.

Ka 5 vite qe Berisha kontrollon KRRT e Tiranes nje vit ska dhene leje ndertimi
Ne menyre te terthorte Rama u eshte pergjigjur dhe akuzave qe kryeministrit Sali Berisha ka bere ne adrese te tij per lejet e ndertimit ne Tirane. Rama u shpreh se prej nje viti nuk ka pasur me leje te dhena ne Tirane dhe i ka cilesuar deklaratat e kreut te qeverise si shpifje. Ka pese vjet qe ky zoteri qe shqiptaret nuk e kane zgjedhur per kryeminister kontrollon KRRT-ne e Tiranes. Dhe ka me shume se nje vit qe ne Tirane nuk eshte dhene asnje leje ndertimi por megjithate ai shpif e shpif qe dicka te mbetet. Sepse Sali Berisha ka deshtuar dhe nuk i ka mbetur asgje tjeter pervec se asaj qe ben hajduti i kapur me presh ne duar kur fillon e bertet kapeni hajdutin tha Dje Rama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›