E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet sistemi dhe administrimi zgjedhor Profesor. Rexhep Meidani

Ne gjykimin tim ka nje perpjekje te pare serioze per nje sinteze sa me pergjithesuese pikerisht per te pasqyruar faktologjine shqiptare mbi zgjedhjet dhe administrimin e tyre dhe ne menyre te vecante per te analizuar aspektet ligjore e strukturore qe i kane shoqeruar ato zgjedhje proceset para gjate e pas tyre diku me brendi evolucionare diku me zigzage e perplasje shqetesuese. Natyrisht nevojiten dhe kontribute e saktesime te tjera madje me duket se mund te ecet me tej ne kuptimin e analizes komentimit apo interpretimit te drejte te kesaj faktologjie konkrete. Bile ne kete kuptim mendoj se aty-ketu kerkohet te tejkalohet leximi i thjeshte fasades leximi i drejtperdrejte i ngjarjeve politike-zgjedhore pse jo dhe duke qendruar sa me larg ndikimeve kohore trysnuese e indoktrinuese te karakterit social-politik orientimeve e deformimeve te natyres partiake apo perceptimeve e paragjykimeve individuale. Dhe e gjitha kjo per ta bere rezultatin e nje projekti te tille sa me te dobishem e efektiv per politiken dhe institucionet e saj historine e tyre per te vleresuar pozitiven dhe shmangur negativen ne vete evolucionin e tyre. Aq me teper qe ende dhe sot ne vazhdojme te vuajme pasojat e brishtesise dhe dobesise se nje institucioni demokratik te votes se lire dhe te ndershme. Nisur nga situata e sotme institucionale ngerci parlamentar i prodhuar pas zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2009 si dhe shqetesimet e perturbimet e mundshme edhe ne zgjedhjet e ardhshme po shpreh edhe une ne kete tryeze me teme Zgjedhjet dhe sfidat e reformes zgjedhore ne Shqiperi disa mendime personale te trajtuara dhe me pare
Sistemet zgjedhore kane rolin e tyre ne perfaqesimin parlamentar. Dy grupime te medha te sistemeve zgjedhore jane mazhoritari dhe proporcionali. Ata jane sa demokratike po aq dhe te ndryshem. Vecorite e tyre vlejne te konsiderohen nese mund te shtrohet ceshtja e diskutimit te variantit te sistemit. Madje pranohet se psh sistemi mazhoritar ka si aspekt pozitiv apo epersi faktin qe votuesi zgjedh ne menyre te drejtperdrejte kandidatin qe deshiron ndersa si aspekt negativ apo mangesi ka faktin qe interesat e votuesve mund te mos pasqyrohen ne menyre te sakte ne legjislature deri duke e nenvleresuar opinionin e pakicave. Ndryshe nga ai sistemi proporcional shfaq si aspekt pozitiv shprehjen apo pasqyrimin ne menyre proporcionale te interesit te votuesit dhe si aspekt negativ lindjen e paqartesise apo pakenaqesise se votuesve qe kerkojne ti zgjedhin vete perfaqesuesit e tyre dhe jo te votojne vetem emra te caktuara prej drejtimit te partive apo kryetareve te tyre.
Sipas Kushtetutes se Shqiperise ne nenin 64 para amendamentit perkates thuhej se 1. Kuvendi perbehet nga 140 deputete. 100 deputete zgjidhen drejtperdrejt ne zona njeemerore me numer te perafert zgjedhesish. 40 deputete zgjidhen nga listat shumemerore te partive dhe/ose koalicioneve te partive sipas renditjes ne to. 2. Numri i pergjithshem i deputeteve te cdo partie dhe/ose koalicioni partish percaktohet ne raport sa me te afert me votat e vlefshme te marra prej tyre ne te gjithe vendin ne raundin e pare te zgjedhjeve 3. Partise qe marrin me pak se 2.5 per qind dhe koalicionet e partive qe marrin me pak se 4 per qind te votave te vlefshme ne te gjithe vendin ne raundin e pare te zgjedhjeve nuk perfitojne nga listat shumemerore perkatese. Pra sipas ketij neni pika 1 dhe 2 nenkuptohej nevoja e raundit te dyte qe ne fakt nepermjet nje ekstrapolimi politik u hoq nga kodi zgjedhor duke mundesuar keshtu megadushqet mikroskopike te zgjedhjeve te vitit 2005 . Po ashtu sipas ketij neni sistemi zgjedhor konsiderohej i perziere me shfaqje te pare mazhoritare qe korrigjohej ne pjesen proporcionale duke iu afruar sa me afer votave te marra duke u shnderruar praktikisht keshtu ne nje sistem gati proporcional. Por ky nen u hodh poshte pa ndonje analize serioze nderkohe qe me te u lidh heqja e raundit te dyte ne zgjedhjet e vitit 2005 apo gabimi i KQZ-se per perseritjen e votimit proporcional pas dy javesh ne nje zone zgjedhore kur ishte njohur edhe pse jo i deklaruar zyrtarisht rezultati proporcional ne rang republike minidushku apo votimi taktik i vitit 2001. Ndersa ne piken e trete te ketij neni ne variantin fillestar mundesohej perfaqesimi parlamentar modest dhe i partive me te vogla qe ne fakt kane rezultuar ne shumicen e rasteve si lubrifikante ekuilibri e stabiliteti.
Ne zgjedhjet e vitit 2005 me heqjen e raundit te dyte sistemi zgjedhor shqiptar ne pjesen mazhoritare i ngjasoi sistemit tradicional britanik te zgjedhjeve te tipit fist-past-the-post ne zonat elektorale njeemerore. Aty vendin e deputetit e fiton kandidati qe merr numrin me te madh te votave ne krahasim me konkurruesit e tjere jo patjeter nje shumice absolute ne ate zone zgjedhore Vecse aty ndryshe nga rasti shqiptar votat per kandidatet e tjere qe skualifikohen nuk merren parasysh gjate ndarjes se vendeve shtese ne Parlament. Shtojme se ne rastin shqiptar shperndarja proporcionale e vendeve ne Parlament tejkaloi cdo limit te votimit taktik duke deformuar teresisht vete thelbin e paragrafit te dyte te nenit 64. Sidoqofte sistemi britanik e krijon me lehte shumicen duke iu sherbyer ne radhe te pare partive te medha ndersa perqindja e votave te partive te vogla mund te mjaftoje per fitore vetem ne disa zona elektorale per shkak te popullaritetit qe kane aty ose per shkak te votimit taktik apo bashkimit te votave te veta me ato te nje partie te madhe.
Ne pergjithesi sistemi i zgjedhjes ka ndikim te madh mbi organizimin e sistemit politik-partiak te nje vendi. Ai paraqet nje lidhje te ngushte mes zones elektorale dhe deputetit konkret madje pas zgjedhjes se deputetit qytetaret e zones perkatese elektorale e kane ate si person kontakti per te gjitha ceshtjet politike e sociale njelloj ambasadori ne parlament. Se fundi shtojme se kritikuesit e sistemit zgjedhor britanik kerkojne zevendesimin e sistemit zgjedhor me nje sistem me te drejte qe sipas tyre konsiderohet sistemi proporcional i zgjedhjeve i cili po sipas tyre e pasqyron me mire vullnetin e zgjedhesve. Pikerisht ky lloj sistemi gjykohet si me i miri per zgjedhjet ne Parlamentin Evropian PE. Ky i fundit ka kerkuar prej kohesh nje sistem te njejte per zgjedhjet e tij d.m.th nje ligj te perbashket qe duhet te zevendesoje ligjet elektorale kombetare te vendeve anetare. Sipas deputeteve zbatimi i nje procedure elektorale uniforme do ta rriste autoritetin politik te PE-se do te konsolidonte legjitimitetin e tij demokratik ne krijimin e nje unioni autentik evropian madje do te fuqizonte ne vazhdimesi vete sensin e qytetarise shtetesise evropiane perkatesine e perbashket te qytetareve brenda nje shoqerie evropiane. Sot ka mundesi aktuale ne Mbreterine e Bashkuar per krijimin e nje procedure te njetrajtshme zgjedhore ne BE. Gjithashtu qe nga viti 2004 vendet anetare jane perpjekur te percaktonin zonat zgjedhore ne funksion te rritjes se kontaktit te anetareve te PE-se me votuesit e vet pa e prekur parimin e perfaqesimit perpjesetimor sipas te cilit anetaret e zgjedhur konsiderohen si perfaqesues te popullit si i tere dhe jo thjesht te zones perkatese elektorale. Ndersa ne vitin 2009 eshte hedhur dhe ideja per mundesine e minimizimit te nje anetaresie konkurrente te parlamentit kombetar dhe atij evropian. Duke u kthyer ne rastin shqiptar amendamentet kushtetuese te vitit 2008 preken dhe vete sistemin zgjedhor. Bile ndryshe nga sistemi i perziere me 2001 mazhoritar me dy raunde dhe korrektim proporcional gati te plote me 2005 u kalua ne sistemin e perziere me votim mazhoritar me nje raund dhe me dominim deformues proporcional ne kuader te votimit taktik ndersa ne zgjedhjet e vitit 2009 si sistem zgjedhor u shfrytezua ai proporcionl-rajonal me nje defekt teper serioz diferencen e madhe te permasave te rajoneve zgjedhore qe nenkuptonte dhe pragje te ndryshme per tu zgjedhur ne to. Pikerisht kjo u mundesua nga ndryshimi i nenit 64 ligji nr. 9904 date 21.04.2008. sipas ketij ndryshimi 1. Kuvendi perbehet nga 140 deputete te zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemerore. 2. Zona zgjedhore shumemerore perputhet me ndarjen administrative te nje prej niveleve te organizimit administrativo-territorial. 3. Kriteret dhe rregullat per zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional per caktimin e zonave zgjedhore dhe per numrin e mandateve per secilen zone percaktohen ne ligjin per zgjedhjet. Duke menduar qe ky amendament kushtetues te pakten perkohesisht nuk do te preket ne debatet e diskutimet e pritshme ne gjykimin tim ne funksion te mundesise se perfshirjes ne proces dhe te partive te vogla vlen te realizohet nje rregullim ne kodin zgjedhor ose a nepermjet nje korrektimi kombetar te votes proporcionale ose b nepermjet estrapolimit te konceptit te zones zgjedhore shumemerore ne nje zone te vetme administrative-territoriale te nje zone te vetme ne rang kombetar. Si shume me i lehte dhe pa ndonje sforco politike duket korrigjimi i pare. Gjithashtu vlen te theksohet se ne perputhje me Kushtetuten ne zgjedhjet vendore sistemi zgjedhor mbetet i njejte si me pare mazhoritar per zgjedhjen e kryetarit te bashkise e komunes dhe proporcional per anetaret perkates te keshillave. Por kjo nuk e shmang domosdoshmerine e rregullimeve ne sistem duhen korrigjuar patjeter elemente teper te rendesishem te transparences se votimit dhe numerimit te votave jo me me komisione partiake apo bipartizane por me trupa ligjore-qytetare te zgjedhura me short apo ne menyre tjeter jo politike pse jo dhe te diskutohet e tentohet te arrihet ne numerimin elektronik te plotesimit te cilesise se procesit te ankimit te mundesise se hapjes se kutive te votimit etj. Madje pa frike mund te thuhet se kemi mbetur teper prapa me motivimin partiak te ndertimit te komisioneve zgjedhore te cdo niveli me gjoja pretendimin per te reduktuar manipulimin gje qe nuk ka rezultuar fare e vertete Nga ana tjeter ajo eshte nje deshmi e qarte e mosbesimit partiak midis kundershtareve politike. Pare ne kete optike duhet te thuhet hapur se eshte ecur ne drejtim te kunderten edhe per administraten zgjedhore madje pas presionit mbi grupin e hartimit te Kushtetutes dhe nje asistence amerikane per ndertimin kushtetues te nje organi qendror te zgjedhjeve KQZ-se ky i fundit nga nje institucion kushtetues neni 153 e 154 ne variantin e 1998-tes gradualisht u shnderrua prej vete politikes ne nje strukture te paster partiake nderkohe qe dhe ne dy nivelet e tjera te administrates zgjedhore ne zona e qendra votimit duhej te kalohej prej strukturave partiake te fillimeve te tranzicionit ne ato ligjore. Keshtu ne vend qe keta komisione te dyta te respektonin KQZ-ne zbatonin e merrnin urdhra te drejtperdrejte nga partite politike ne kundershtim me ligjin udhezimet ligjore e sistemin rregullator elektoral. Pra ne vazhdojme ta vuajme ende sot kete primitivitet zgjedhor apo anomali kuptimplote per te cilen shume vite me pare duhej te kishte ngulur kembe OSBE-ja aq me pak qe te bekohej prej saj..
Se fundi vlen te theksohet se vete sistemi zgjedhor ndikon drejtpersedrejti dhe ne nivelin e perfaqesimit parlamentar te gruas. Madje ka nje lidhje te qarte midis perqindjes se grave te zgjedhura dhe sistemit zgjedhor nje funksion te variantit konkret te tij sistem proporcional i perziere mazhoritar apo sistem emerimi. Sipas statistikave si sisteme te favorshme per pjesemarrjen politike te gruas rezultojne sistemi i paster proporcional kombetar apo rajonal dhe ai pjeserisht proporcional apo i perziere. Ne rastin shqiptar nje problem akut mbetet hedhja poshte e barrierave kulturore e strukturore ndaj barazise gjinore. P.sh. nje barriere e tille kulturore ka mbetur ende binomi politike-patriarkalitet ne te cilin mashkulli ka dominuar dhe vazhdon te dominoje lojen politike kontrollin dhe manipulimin e saj. Ndersa barriera strukturore jane p.sh vete partite politike dhe funksionimi i tyre i brendshem me pare dhe vete pjesa mazhoritare e sistemit elektoral veshtiresite financiare etj. Per menjanimin e tyre disa strategji efektive per nje balancim gjinor ne perfaqesimin politik jane ai proporcional sistemi me kuota per grate reformimi per financat ne fushatat elektorale trajnimet dhe sherbimet mbeshtetese per femrat qe perfshihen ne politike etj. Keshtu nepermjet sistemit te kuotave ne dhjetevjecarin e fundit kane ndodhur jo pak ndryshime ne perfaqesimin politik te grave aq sa vende te tilla si Ruanda Kosta Rika Argjentina Mozambiku dhe Afrika e Jugut jane duke sfiduar vendet nordike. Si rezultat mund te pohohet se
Kuotat kane rezultuar si mjetet me te shpejta ne garantimin e rritjes se pjesemarrjes politike te grave.
Sistemet e kuotimit e permiresojne ne menyre efektive politiken permbajtjen e saj per te mos pasur me si strumbullar mashkullin dhe ndihmojne grate dhe ne pergjithesi te ardhurit e rinj per te marre pjese ne menyre aktive ne politike.
Mund te flitet per lloje te ndryshme kuotash. Keshtu mund te flasim per a. Kuote legale nje kuote e percaktuar ne statutin e partise politike apo ne ligjin zgjedhor ne rastin e dyte kerkohet ne menyre ligjore plotesimi i kuotes nga te gjitha partite pjesemarrese ne procesin elektoral. Keshtu p.sh ne rastin shqiptar theksohet se Per cdo zone zgjedhore te pakten tridhjete per qind e listes shumemerore dhe/ose nje ne tre emrat e pare te listes shumemerore duhet ti perkase seciles gjini. Per zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore nje ne cdo tre emra ne liste duhet ti perkase seciles gjini. Neni 67 paragrafi 5 Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise ligji nr. 10019 date 29.12.2008. b. Kuote vendesh te dhena ne legjislature nje fare kuote zgjedhjeje qe percakton nje perqindje vendesh per grate deputete kandidimi brenda tyre per keto vende. c. Kuote e ofruar nga partite politike nuk ka ndonje kerkese te pergjithesuar apo ndonje kuote legale te imponuar per shfrytezimin e ketij sistemi brenda nje partie politike ne vetvete ajo eshte thjesht nje orientim konkret apo me sakte nje metode ne te cilen partia politike dhe strukturat kryesore te saj ofrojne ne menyre vullnetare perqindjen konkrete te emerimit femeror ne organet politike te saj apo ne perfaqesimet e rendesishme te anetareve ne institucionet shteterore-politike. E rendesishme eshte qe keto kuota pavaresisht menyres se aplikimit arrijne te fuqizojne pjesemarrjen femerore ne jeten politike institucionale e social-kulturore. Kjo behet akoma me kuptimplote ne rastin e Shqiperise. Megjithate nuk duhet harruar se ideja e kuotave ne thelbin e vet ka nje permbajtje deri diku diskriminuese madje eshte ne konflikt me koncepte te tjera sa njerezore po aq dhe demokratike si barazia e kompetenca paanesia e epiteti meritokracia e profesionalizmi individualizmi e personalizimi etj. Po ama pa ate nuk mund te arrihet nje barazi reale gjinore te pakten ne kuptimin numerik te rezultateve te domosdoshme ne zhvillimin e sotem. Po ashtu me ane te kuotave mund te realizohet shume me shpejt kompensimi ndaj barrierave mashkullore te pranishme qofshin ato politike social-kulturore psikologjike etj. Madje me kalimin e viteve me zhdukjen e tyre me emancipimin teresor shoqeror edhe sistemi i kuotave behet i panevojshem. Pra e pare me kete sy ky sistem kuotash eshte thjesht nje mase e perkohshme.
Por dhe me kete lloj mase te perkohshme shume me pozitiv pak mbi 16 do te kishte qene rezultati dhe ne Shqiperi ne zgjedhjet e pergjithshme te qershorit 2009 sidomos po te mos trishtohej ne menyre mashkullore ne kodin zgjedhor. Aq me teper qe edhe kur pas zgjedhjeve nuk po respektohet fare kuota ne kompozimin e institucioneve te ndryshme perfshire dhe kabinetin qeveritar me nje perqindje perfaqesimi afro me 6 shume larg kuotes se 30 te miratuar ne ligjin e qershorit 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›