E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Protesta te marten ne Durres kushtezim Kuvendit

Kryetari socialist Edi Rama ka paralajmeruar per nje qendrim te kushtezuar me Kuvendin nderkohe qe protestat kunder qeverise do te rinisin te marten e ardhshme nga qyteti bregdetar i Durresi. Ne komunikimin e perjavshem me mediat kreu i PS Rama eshte shprehur se eshte detyre e opozites dhe popullit te reagojne me kembengulje qe te largojne kete qeveri qe qendron ne pushtet me grabitjen e votave dhe me keqqeverisje sjell fatkeqesi si permbytjet ne Shkoder. Ka ardhur koha qe ti hapet rruga nje procesi te ri zgjedhjesh dhe nje qeverie qe te mbroje interesat e njerezve deklaroi Rama para gazetareve. Ai ka njoftuar se protestat do te rifillojne te marten e ardhshme dhe do te jene rruga e vetme per largimin e qeverise qe perfaqeson interesat e nje oborri. Te jeni te sigurt qe protestat do vazhdojne dhe do te vazhdojne sipas kalendarit te paracaktuar. Ka pasur vetem nje moment nderprerje thjesht per shkak te situates se krijuar dhe qysh nga e marta e ardhshme dhe me tutje protestat do te vazhdojne duke filluar aty ku u nderprene ne qytetin e Durresit ka deklaruar dje kryetari i PS. Nga ana tjeter ai nuk ka munguar te shprehe dhe njehere qendrimin e PS se marredheniet me Kuvendin do te jene te kushtezuara per shkak dhe te zvarritjeve te paargumentuara qe kryetarja e Kuvendit i ben zgjidhjes se krizes politike. Eshte pa asnje ndryshim nje marredhenie e kushtezuar me Parlamentin dhe perpjekje per ti dhene zgjidhje krizes politike per te adresuar drejt problemet e vendit per te trajtuar permes mocionit per debat qe edhe ai eshte zvarritur padrejtesisht dhe paturpesisht nga spikerja e Kuvendit per ne fund fare te sesionit ceshtjes se marredhenieve mes vendit tone dhe BE ne kushtet e refuzimit te statusit te kandidatit dhe e mos celjes se negociatave per anetaresim ne BE-tha kryetari i PS nw lidhje me qendrimin ndaj legjislativit ne te ardhmen. Sipas Rames ai qe mbetet sot nje fakt i qarte dhe i plote eshte se pushteti i vjedhur i Sali Berishes qe vazhdon te qendroje aty ku eshte me vjedhjen e votave po zvarrit pafundesisht nje krize politike e cila zvarrit perdite shqiptaret. I pyetur per zgjedhjet vendore te muajit maj Rama tha se opozita do te ndjeke hapat e duhur deri ne zgjedhjet lokale. Para se te arrijme ne zgjedhjet e majit kemi hapa te tjere. Do te bejme te gjitha hapat si nje opozite qe kerkon te cliroje zgjedhjet nga korrupsioni dhe nga deformimi sepse zgjedhjet ketu jane deformuar dhe populli vuan deformimet deklaroi kreu i PS. Per sa i perket permbytjeve ne Qarkun e Shkodres Rama ritheksoi se PS-ja ka bere nje propozim por qe nuk eshte trajtuar nga qeveria. Ne kemi bere nje propozim konkret sic kemi bere edhe nje propozim per zgjidhjen e krizes politike. Ky propozim nuk eshte marre seriozisht por eshte trajtuar me te njejten menyre duke iu justifikuar me proceduara dhe me burokracira qe skane te bejne me krizat theksoi Rama. Per te permbytjet do te ishin te shmangshme nese do te ishte nderhyre porse propozimi i PS do te ishte shmangia njehere e mire e ketyre situatave qe me shume po rendojne mbi popullin. Ne jemi te bindur se propozimi qe ne kemi bere per te nderhyre duke realizuar nje operacion radikal kunder permbytjeve eshte propozim i realizueshem por ata qe qeverisin jane te paafte per ta perqafuar kete vizion transformues. Saliu ka deshtuar ne qeverisjen e vendit do te qendroje me pahir ne qeverisje duke vjedhur e rivjedhur votat-tha Rama. Sipas tij propozimi i PS eshte qe te vendoset nje prioritet i ri themelor per sa i perket shpenzimeve kapitale ne infrastrukture. Shpenzimet kapitale per arsimin dhe shendetesine sduhet te preken. Eshte koha qe te ndryshoje teresisht fokusi i investimeve ne infrastrukture duke hequr dore nga shiritat elektorale nga investime te cilat behen cope e therrime per te prere shirita kudo e per tju hedhur hi syve se po ju bejme rrugen ketu e po ju bejme rrugen atje-tha Rama. S.P

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›