E Diel, 1 Nëntor 2026

Mekanizem kombetar per referimin e rasteve te dhunes ne familje

10-12-2010 / Gazeta 55

Pershendetja e plote e Kryeministrit Berisha ne Konferencen Kombetare kunder Dhunes ne Familje


Kryeministri Berisha pershendeti sot punimet e konferences kombetare kunder dhunes ne familje e organizuar nga ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe perfaqesia e PNUD-it ne Shqiperi. Ne kete konference u be edhe prezantimi i mekanizmit kombetar te referimit te rasteve te dhunes ne familje. Kryeministri Berisha vleresoi mbajtjen e kesaj konference ne diten nderkombetare te te drejtave te njeriut ndersa theksoi se qendrimi ndaj grave eshte nje problemet themelore ne kohet e sotme dhe per kete arsye duhet te duhet te angazhohemi per nje perballje teresore te ketij problemi. Gjithashtu Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e tij per te bere cdo gje ne menyre qe ata qe e kalojne ne forme ekstreme dhunen te kene nje denim te perjetshem dhe perfundimtar ne ligjet e ketij vendi. Me gjeresisht ne fjalen e tij Kryeministri Berisha u shpreh - Te nderuara zonja dhe zonjusha te pranishme ne kete salle dhe ne mbare Shqiperine Se pari deshiroj te pershendes ministrine e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe PNUD-in qe kane perzgjedhur kete dite shume te rendesishme per cdo njeri te lire per te mbledhur kete konference dhe per te diskutuar per nje nga problemet mjerisht me madhore edhe te botes se qyteteruar. Dhuna ndaj grave perben aspektin me te perhapur dhe me cnjerezor nga te gjitha dhunimet e tjera. Dhuna ndaj grave per fatin me te keq i ka rrenjet shume te thella. Ajo i ka rrenjet ne patriarkat e cila ne shekuj dhe mijevjecare u ndertua mbi dhunen dhe shtypjen e gruas. Librat e shenjte per fat te keq jo te parat por te dytat shpallin fajtore Even. Dhe ketu fillon nje sage e pafundme vuajtjesh dhune e cila kulmon me inkuizicionin ne histori ndaj grave dhe vazhdon deri ne ditet e sotme. Kombe nder me te zhvilluarat regjistrojne ne statistikat e tyre jo me pak se 500 ndash 600 mije perdhunime ne vit. Dhuna ndaj grave ka ne themel nje trashegimi nder me cnjerezoret te kultivuar ne mijevjecare dhe shekuj ne psikologjine e burrave. Ky eshte nje problem themelor. Qendrimi ndaj grave eshte nje problemet me themelore te kohes se sotme. Imagjinoni vetem nje aspekt te veprimtarise suaj ate qe ju beni si nena dhe bashkeshorte ne familje sec perqindje e madhe prodhimit dhe e sherbimit behet ne nje shoqeri dhe eshte e tera e pallogaritur. Une mora vetem kete aspekt por mund te them se dhuna dhe qendrimi diskriminues ndaj grave dhe vajzave eshte universale eshte poliedrike dhe absolutisht ka te beje se pari me lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe se dyti me emancipimin e vete burrave me clirimin e tyre nga ato doktrina te cilat i konsoliduan atyre patriarkatin. Patriarkati nisi me shnderrimin e gruas ne skllav. Skllavi i pare eshte gruaja. Malli i pare i tregut eshte gruaja. Keto jane te vertetat e historise. Une u ndala ne keto momente per te theksuar se ne duhet ta marrim ne menyren me serioze kete ceshtje. Ne bashkerisht duhet ta marrim ne menyren me serioze. Qeveria dhe une personalisht kemi nje vetedije shume te thelle per pasojat e ketij diskriminimi. Keto qe u shpallen absolutisht jane vetem fillimet e nje perpjekje shume te madhe per te ecur drejt barazise. Faktikisht ajo nuk ekziston. Perderisa ju merrni nje rroge rreth 30 perqind me te ulet se burrat ne shumatoren e pergjithshme kjo deshmon qe mekanizmi i pameshire i diskriminimit tuaj eshte operativ ne cdo qelize te kesaj shoqerie. Ne duhet te angazhohemi per nje perballje teresore te ketij problemi. Ju bej thirrje qe te mos e prisni kete si lemoshe nga burrat por te ngriheni fuqishem me forcen e moralit tuaj me forcen e te drejtave tuaja sepse ne kete qendrim ju keni mundesi ti vleresoni shume me teper familjen dhe shoqerine shqiptare ta beni ate me te drejte e me qytetare. Nje qendrim i vendosur i juaji eshte i domosdoshem. Sot ju jeni me te shkolluar se burrat. Kjo eshte e verteta dhe eshte nje arritje e madhe. Mos e leshoni kurre karrieren tuaj. Mos e sakrifikoni per asgje karrieren tuaj. Mos pranoni te futeni ne automat te familjes. Ajo ka vleren e saj por karriera idete projektet dhe mendimet tuaja ju lartesojne ju ne ato nivele qe ju takon te jeni. Une kam kenaqesi qe ju jeni dominuese ne administrate jeni dominuese ne shoqeri por nuk jeni dominuese ne biznes dhe kjo eshte lenduese. Qeveria do te marre masa dhe do te beje gjithcka per te favorizuar kontributin tuaj ne biznes gjithnje e me shume dhe po pergatisim skema te vecanta ne kete drejtim. Kjo konference eshte organizuar per nje problem teper te mprehte akut per dhunen. Por a kemi bere ne progres ne luften kunder saj ndonjehere mua me krijohet pershtypja se jo. Ne kemi bere shume mire qe kemi bere ligjin dhe qe kemi krijuar te gjithe mekanizmat e denoncimit te dhunes sepse ka fenomene jashtezakonisht te denueshme. Une mund tju them se krimineli eshte kriminel dhe eshte shume e shemtuar kur ai e kryen me vetedije ate krim por moster e vertete eshte ai qe vret gruan. Dhe kjo ndodh. Une ju jap fjalen se sa te jem ne politike do te bej cdo gje qe ata te cilet e kalojne ne kete forme ekstreme dhunen te kene nje denim te perjetshem dhe perfundimtar ne ligjet e ketij vendi sepse e meritojne te paret. Jashtezakonisht e rendesishme eshte qe denoncimin e dhunes ne familje ta bejme nje ceshtje dinjiteti sepse nuk ka rruge tjeter per ta parandaluar ate. Ne qofte se ne e leme kete ceshtje kuzhinave apo korridoreve te apartamenteve tona ajo aty mbetet. I ftoj grate shqiptare kudo qe jane te denoncojne me guxim dhe trimeri aktet e dhunes ndaj tyre. Ato nuk duhet te harrojne se kane nje kontribut thelbesor ne ekzistencen e ketij kombi. Ne rast se ne jemi sot shqiptare une ju garantoj se per kete i detyrohemi nenave gjysheve e stergjysheve tona sepse brez pas brezi lindem shqiptare. Le te na sherbeje kjo dite si nje apel per te gjithe shoqerine por ne menyre te vecante per ju zonja dhe zonjusha te shkolluara ne Shqiperi dhe ne mbare boten qe te luftojme per standardet me te mira me te ndershme te luftojme per ate qe e ka dhene Zoti - barazine midis burrit dhe gruas vellait dhe motres djalit dhe vajzes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›