E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama shqiptari i vetem qe u zhgenjye nga mosshtrenjtimi i energjise

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Ilir Meta drejtoi dje pasdite mbledhjen e Shtabit te Emergjences ne Shkoder ku u diskutua mbi situaten e permbytjeve ne zonen e Shkodres masat e ndermarre dhe ato qe do te ndermerren ne ditet qe po vijne. Meta u njoh gjate mbledhjes me ecurine e perballimit te situates emergjente ne veri te vendit dhe pas perfundimit te mbledhjes dha nje konference per mediat. Ne kete konference Zv. Kryeministri u shpreh se nga ana e qeverise jane marre te gjitha masat qe situata te perballohet ne menyre sa me afatgjate dhe theksoi se tashme kerkohet forcimi i solidaritetit. Kurse falenderoi Arben. Malajn e Andis Harasani per kontributin dhe luajalitetin ne kete fatkeqesi natyrore.

Cfare diskutuat ne mbledhjen e kryer
Gjate mbledhjes u diskutua mbi sistemin e furnizimit per banoret qe ndodhen ne zonat e permbytura apo ne qendrat e akomodimit te banoreve. Tashme edhe furnizimi me ushqim per blegtorine po ecen ne menyre optimale. Jane marre te gjitha masat nga qeveria ne menyre qe ky proces te perballohet ne menyre sa me afatgjate. Eshte nje moment shume i rendesishem ku ajo qe kerkohet tani eshte forcimi i solidaritetit dhe kjo ka ndodhur jo vetem nga vendet partnere jo vetem nga shoqatat e ndryshme humanitare. Kjo gjithashtu ka ndodhur dhe nga komuniteti i biznesit vendas. Pak me pare une zhvillova nje takim me perfaqesuesit e Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes te Fierit por edhe dhoma te tjera te tregtise pritet qe te ofrojne solidaritetin e tyre per tu ardhur ne ndihme banoreve te prekur nga kjo situate dhe natyrisht qe kjo forcon akoma me tej ate solidaritet mbarekombetar do te thosha per banoret e ketyre zonave. I gjithe ky proces po ecen ne menyre tjeter teper optimale dhe teper efikase. Do deshiroja te vleresoja punen e gjithe autoriteteve vendore punen e jashtezakonshme te bere ne keto dhjete dite nga forcat e policise dhe ushtrise punen e gjithe strukturave te tjera shteterore por edhe kompanive private persa i takon ujesjellesit dhe ujit te pijshem persa i takon partnereve te energjise elektrike. Ne menyre te vecante do te vleresoja ujesjellesit e Shkodres qe ka bere nje pune te jashtezakonshme per te parandaluar problemet e ndryshme me te cilat u perball ky institucion sikurse ishte sigurimi i pompave sigurimi i higjienes.
Ndaj une jam i bindur se situata do te vije drejt permiresimit dhe shpresojme ne nje te ardhme sa me te shpejte ne te merremi me rehabilitimin e pasojave qe ka lene kjo situate.
A ka te dhena te sakte ne lidhje me pasojat e permbytjes
Jemi ne nje situate ende emergjente. Jemi ne situaten kur kemi 14 200 banore te evakuuar. Kemi 2915 familje te evakuuara. Jemi pikerisht ne nje moment kur duhet te kalojme emergjencen. Padyshim me pas gjithcka do te verifikohet pasojat dhe demet e kesaj permbytje ne menyre qe te perballohen ato ne menyre sa me te drejte.
Si parashikohet te jete situate ne ditet qe vijne
Nuk bej dot meteorologun. As une dhe askush tjeter ketu. Por ne jemi te pergatitur per ta perballuar kete situate per aq sa ajo do te mund te zgjase dhe shpresojme se ne ditet e ardhshme do te kete permiresim te metejshem. Persa i takon nivelit te shkarkimeve ato kane ardhur vazhdimisht duke rene por dihet qe ato kushtezohen edhe nga prurjet. Keshtu qe nuk mund te marrim persiper te parashikojme fenomene atmosferike por jemi te sigurt qe i gjithe mekanizmi qe eshte ndertuar me kaq shume pune dhe sakrifice prej gati 10 ditesh do te funksionoje gjithnje e me mire derisa te kalojme situaten e emergjences.
A ka pasur rritje te nivelit te shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut te Dejes
Nuk ka patur asnje rritje te shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut te Dejes qe eshte edhe hidrocentrali i fundit. Mendoj se duhet te ndajme lajmet e verteta nga spekulimet mediatike. Nuk ka patur shkarkimeve te pakontrolluara sipas informacioneve tona edhe nga pala maqedonase. Por ajo qe mund tju them me bindje te plote eshte se prej disa ditesh niveli i shkarkimeve eshte mjaft i kontrolluar ne hidrocentralin e fundit qe eshte ai i Vaut te Dejes. Ne rast se dje ne mbremje ka pasur nje shtim kjo ka ardhur per shkak te Shirokes.
Z. Rama ka deklaruar se KESH ka importuar energji gjate ketij viti. A eshte e vertete nje gje e tille
Me vjen keq qe detyrohem te qesh sepse nuk eshte nje situate per te qeshur por kur degjoj banalitetet e Rames me lojerat e shitblerjes qe ka bere KESH-i vertet ndjej keqardhje aq edhe dhimbje te thelle per nje politikan krejtesisht te papergjegjshem i cili kerkon qe nje arsye madhore te kesaj situate e cila ka te beje vetem me kushtet atmosferike te ketij viti dhe natyrisht edhe te javeve te fundit tia faturoje qeverise. Sepse dua tju sqaroj edhe njehere te gjithe juve dhe te gjithe opinionin publik se KESH-i nuk ka bere shitblerje te energjise qe do te thote se KESH vetem ka shitur energji dhe nuk ka blere. Ka me shume se nje vit qe KESH-i nuk blen energji nuk importon. Kjo ndodh per te vetmen arsye sepse ky vit kalendarik nga 1 janari e deri tani eshte viti me reshje me te jashtezakonshme ne historine e Shqiperise dhe kete e konfirmon fakti qe prodhimi i deritanishem nga hidrocentralet e kryesisht nga kaskada e Drinit eshte mbi 7 miliarde kv/ore deri tani kur rekordi ishte ai i para pese vjeteve kur eshte perfunduar hidrocentrali i Komanit 5. 6 miliarde kv/ore kur mesatarja vjetore ka qene 4-4. 5 miliarde kv/ore. Kjo do te thote se KESH-I per shkak te reshjeve te jashtezakonshme qe kane rene nga 1 janari e deri tani sidomos gjate muajve shtator tetor nentor ka bere vetem prodhim maksimal te energjise dhe duhet pergezuar per arsye se ka qene gjendja e larte e gatishmerise ne te gjithe hidrocentralet funksionimi i te gjithe agregateve e turbinave qe ka siguruar qe te prodhohet ne menyre maksimale qe te eksportohet ne menyre maksimale te gjitha tepricat qe nuk ishin nevoje per konsum te brendshem dhe natyrisht qe jane bere dhe shkarkime te ndjeshme por keto kane qene te imponuara nga prurjet e jashtezakonshme. Une e kuptoj qe kryetari I Partise Socialiste eshte i merzitur se pse nuk u rrit cmimi i energjise elektrike sepse kishte dy muaj qe kishte nisur fushaten kunder qeverise qe po rrit cmimin e energjise elektrike dhe faktori kryesor per mos rritjen e cmimit te energjise elektrike eshte KESH-i eshte performanca e tij e jashtezakonshme gjate ketij viti duke arritur nje rekord te prodhimit te energjise elektrike me mbi 7 miliarde kv/ore deri tani dhe ky eshte nje faktor i padiskutueshem nga askush. Kjo ka bere qe te ulet kostoja e prodhimit te energjise dhe kjo ka bere qe te mos rritet cmimi i energjise per qytetaret shqiptare per kete vit dhe Shqiperia eshte ndoshta i vetmi vend ne Europe kur Enti Rregullator nuk vendos per rritjen e cmimit te energjise elektrike. Ne te gjithe Europen cmimet e energjise elektrike jane rritur nga 7-8 per qind deri ne 10-12 per qind. Kryetar opozite qe shqetesohet pse nuk rritet cmimi energjise elektrike per qytetaret vetem kryetar i Partise Socialiste aktuale mund te jete. Menaxhimi i kaskades ka qene mese transparent por te gjithe jemi deshmitare qe kemi te bejme me fenomene natyrore te pakontrolluara. Njekohesisht pavaresisht nga intensiteti i reshjeve dhe gjithcka tjeter nuk u rrezikua asnjehere siguria e digave. Pra rezerva ne raport me piken maksimale ka qene e mjaftueshme per te evituar nje situate kur Shkodra jo thjesht do te demtohej por mund te kishte pasoja shume te renda per Shkodren dhe per shume pjese te tjera te vendit.
Si e vleresoni Partine Socialiste e cila ka krijuar struktura paralele per tu ardhur ne ndihme banoreve te Shkodres
Une mendoj se nuk kam shume deshire te merrem me Partine Socialiste por menyra se si ajo po sillet me kete situate eshte vertet e turpshme. Nuk eshte normale qe nje force politike te krijoje struktura paralele per vete integritetin e saj ne raport me ndihmen qe ofron shteti ka strukturat e tij dhe cdo force politike mund te kontribuoje mund te jete prezent dhe mund te keshilloje se si administrohen ndihmat qe kjo force politike mund te mbledhe per kete situate. Por e para jane kujtuar shume vone per te mbledhur ndihma ashtu sikurse u kujtuan shume vone per te sjelle kamioncinen me uje ketu ne Shkoder sepse turi i pare ishte per te sulmuar qeverine nga Shkodra kur i kishte te gjitha mundesite qe ne fillim te ofronte solidaritetin qe te bashkepunonin. Ne e kemi pritur ketu z. Rama une personalisht per ta njohur dhe me situaten nese ai do te kishte deshire dhe vullnet per tu njohur me te ne menyre realiste. Ne fakt i vetmi kontribut qe ai ka dhene dhe eshte negativ eshte vetem perpjekja per te perhapur panik ne popullsi permes keqperdorimit te disa mediave eshte perpjekja per te nxjerre ne menyre te sforcuar madje edhe duke paguar njerez per te thene gjera te paverteta. Ne e kemi pranuar qe perballimi i kesaj emergjence nuk ka qene perfekt dhe nuk mund te jete perfekt. Edhe ne kushtet kur nuk do te kete uje fare qe te besh nje operacion te tille ku jane shperndare me qindra tone ndihma jane shperndare mbi 15 mije pako ushqimore deri tani edhe ne kushtet kur nuk ka uje eshte nje proces i veshtire dheiI nderlikuar e jo me ne kushte te tilla kur veshtiresite jane te dukshme e keshtu me radhe. Ne kemi pritur nga te gjitha forcat politike qe te kontribuojne per perballimin e kesaj situate. Dua te falenderoj deputetin Arben Malaj i cili ka kontaktuar me ne kur ka qene ne Shkoder i cili ka qene dhe ne komunen e Vermoshit dhe ka shprehur solidaritetin e tij edhe deputetin Harasani qe ka dhene dhe nje kontribut konkret financiar ne llogari per te perballuar kete situate dhe te gjithe ata qe kontribuojne jashte lojerave politike. Nuk mund te kthehet nje situate e tille ne nje mundesi per te bere loje politike.

Cmimi i energjise Rama mashtroi
Ty qe hap gazetat se Shkodra eshte e pashprese dua te te them se e pashprese ne kete vend eshte vetem e shkuara. Ajo nuk kthehet me. Ne kete vend ka shprese ne cdo gje. Te hapesh gazeten ne kete menyre deshmon se je nje dore e zeze qe perpiqesh te mbjellesh keq e me keq. Shpresa mesoje eshte e fundit qe vdes. Vdes para njeriu e me pas shpresa tha Berisha. Por nuk mund te urdherosh te hapen gazetat e ti perdhosesh ne kete menyre mediat e lira se Shkodra eshte e pashprese. Apo protestat qe ben per cmimin e energjise. Dy muaj rresht i mashtrove shqiptaret ne menyre te paskrupullt dhe meqenese mashtrimi yt doli sic je vete i madh sa cke trupin tani iu versule te tjereve se perse nuk u rrit cmimi akuzoi kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›