Rama: Pse na nevojitet ndryshimi
Denis Dedej
"Ndryshimi qe ne do te sjellim, eshte ndryshimi i nje epoke me nje epoke tjeter, permes nje politike te re, qe nuk jeton per te perbaltur dhe shkaterruar kundershtarin, por per te nxjerre Shqiperine nga balta dhe shkaterrimi, qe politika e vjeter prodhon prej 18 vjetesh dhe prej 18 vjetesh fut ne te gjitha shtepine tona, duke ndotur cdo hapesire komunikimi mes njeri-tjetrit". Kjo eshte deklarata e bere nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate vijimit te takimit te tij me rrjetin e vullnetareve ne Malesi te Madhe, ku shpjegoi pse vendit i nevojitej ndryshimi. I shoqeruar nga e deleguara e PS-se per qarkun, Mimoza Hafizi sekretari politik i qarkut, Namik Kopliku dhe deputeti Tom Doshi, nga qyteti i Koplikut, kryesocialisti iu ka kerkuar zgjedhesve te kesaj zone dhe te mbare Shqiperise te mos tolerojne, dhe me voten e tyre te sjellin ndryshimin e kerkuar per vendin. "Ndryshimi qe ne do te sjellim, eshte ndryshimi qe ju duhet prinderve, qe nuk ju blejne dot abetaret femijeve per shkak te varferise, ndryshimi qe u duhet grave, te cilat nuk ju rrine dot prane foshnjave per shkak se nuk perfitojne nga barrelindja per shkak te varferise", deklaroi Rama. Sipas tij, eshte ndryshimi qe u duhet te rejave dhe te rinjve qe nuk jetojne dot te pavarur nga prinderit apo qe marrin arratine nga atdheu per shkak te papunesise, ndryshimi qe u duhet familjeve ne qytet dhe ne fshat, qe nuk arrijne dot fundin e muajit per shkak te varferise dhe papunesise bashke. "Tashme, politika e 18 vjeteve ndihet e kercenuar nga bashkimi i te gjithe qytetareve rreth politikes se re te Partia Socialiste", theksoi lideri i selise roze perpara qytetareve te Koplikut. Sipas tij, qe Shqiperia te ndryshoje, politika duhet te ndryshoje. "Qe Shqiperia te jete vendi i punes dhe i shpreses, politika duhet te nxise punen dhe te ushqeje shpresen. Qe Shqiperia te behet si gjithe Evropa, politika ne Shqiperi duhet te behet evropiane", nenvizoi gjate fjales se tij, kryetari Rama. Ai u shpreh se nuk ka arsye qe ne te mos jemi si gjithe fqinjet dhe gjithe Evropa. "Ne e duam Shqiperine dhe do ta ndryshojme ate, do ta bejme si gjithe Evropa, duke cuar keshtu ne vend dhe amanetin e te pareve tane", beri thirrje per ndryshim kreu socialist, duke vleresoi domosdoshmerine e ndryshimit ne radhe te pare te vete politikes. Gjate fjales se mbajtur, Rama kerkoi besimin tek mundesia e ofruar nga socialistet, per t'i dhene jete nje politike te re.