E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e policeve, politika bashke: Denim shembullor

Rozeta Rapushi

Politika bashkohet ne denimin e ashper, kunder vrasesit te dy policeve dy dite me pare ne Kukes, ne krye te detyres. Me radhe kreret e shtetit dhe te partive politike, jo vetem denuan aktin e shemtuar, por dhe premtuan se do te marrin persiper rritjen e femijeve jetime te tyre. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ngushelloi familjaret e punonjesve te policise, Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila. Kreu i shtetit, u shpreh ne nje telegram ngushellimi, se renia e tyre ne krye te detyres, eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjaret, por dhe vendin. "Si President i Republikes, por edhe si qytetar, nxis te gjitha strukturat shteterore qe te vendosin sa me pare, perpara drejtesise autorin e kesaj ngjarje qe tronditi mbare opinionin. Reagimi sa me i shpejte ndaj ketij krimi te pashembullt, do jete pergjigja me e mire qe i jepet cdokujt qe guxon te preke nje punonjes policie, ne krye te detyres", u shpreh kreu i shtetit. Nga Bosnje-Hercegovina dhe kryeministri Sali Berisha, iu dergoi nje mesazh ngushellimi familjareve te dy policeve te vrare. "Ai qe shkrehu mbi ta zjarrin vdekjeprures, do te marre ndeshkim shembullor dhe te merituar, per aktin e tij makaber. Duke ndare me ju dhimbjen e thelle dhe pikellimin e madh, se bashku me qeverine time, ju shpreh solidaritetin me te plote dhe lutem me ju, qe shpirtrat e bijve tuaj te dashur, qe flijuan rinine dhe jeten ne emer te detyres, te gjejne paqen e merituar", theksoi kryeministri, duke premtuar ndeshkim maksimal per autorin e krimit. Ndersa kryetari i Partise Socialiste dhe bashkise se Tiranes, Edi Rama, duke ngushelluar familjaret e viktimave, dha dhe nje mesazh per bashkimin e politikes, te pakten ne nje ceshtje, denimin e ashper te krimit. Rama theksoi se, ngjarja qe ndodhi dy dite me pare ne Kukes, ishte nje goditje per te gjithe, ndaj te gjithe duhet te bashkohen kunder krimit. "Mbreme u vrane dy sherbetore te shtetit. Perballe krimineleve duhet te jemi te gjithe nje familje", tha lideri i opozites. Nga Kukesi, ngushellime beri dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. E pranishme ne ceremonine mortore, Topalli e shoqeruar dhe nga deputetet e zones tha se kjo ngjarje eshte nje humbje e rende per familjet, policine dhe opinionin publik shqiptar. Publikisht, kryetarja premtoi se qeveria do te kujdeset per femijet e mbetur jetime dhe do te mbeshtese ne rritjen e tyre. "Une isha e sigurt se ne cfaredo skute qe krimineli te fshihej, ne do ta gjenim ate ", u shpreh Topalli. Ngushellime familjareve te policeve te vrare, iu bene dhe nga Levizja Socialiste per Integrim. Ne emer te kesaj partie, deputeti Pellumb Xhufi, tha se ky rast, perben nje tjeter shkak per reflektim per te gjithe shoqerine shqiptare, institucionet dhe ne menyre te vecante per te gjithe qeverine. "Lufta kunder krimit, nuk eshte absolutisht nje beteje e fituar, ajo eshte nje sfide e perhershme. Eshte nje sfide serioze qe shkon pertej llogarive partiake dhe atyre elektorale", tha Xhufi. Ne emer te selise roze, u shpreh dhe deputeti Piro Lutaj. Ai ngushelloi familjaret e punonjesve te policise, qe humben jeten ne krye te detyres dhe kritikoi tendencen ne rritje te krimit. "Tendenca ne rritje e krimit kunder jetes se qytetareve shqiptare, qe fatkeqesisht mberriti deri tek efektivat e policise, eshte nje ogur i keq dhe shqetesim i madh, te cilin e kemi bere prezent disa here", vijoi Lutaj.

Bamir Topi

"Renia ne krye te detyres e dy punonjesve te policise eshte nje humbje e madhe per familjet por edhe per koleget e gjithe qytetaret e ketij vendi. Si President i Republikes, por edhe si qytetar, nxis te gjitha strukturat shteterore qe te vendosin sa me pare perpara drejtesise autorin e kesaj ngjarje qe tronditi mbare opinionin".

Sali Berisha

"Ne emrin tim dhe te qeverise, ju shpreh ngushellimet me te thella per humbjen e jetes se prinderve, bashkeshorteve dhe bijve tuaj me te dashur. Renia e tyre me nder ne krye te detyres, eshte nje humbje e madhe. Ai qe shkrehu mbi ta zjarrin vdekjeprures, do te marre ndeshkim shembullor dhe te merituar, per aktin e tij makaber".

Edi Rama

"Ngjarja, ishte nje goditje per te gjithe, ndaj te gjithe duhet te bashkohemi kunder krimit. U vrane dy sherbetore te shtetit. Perballe krimineleve, duhet te jemi te gjithe nje familje. Shpreh hidherimin per ngjarjen e ndodhur dhe solidaritetin ndaj te afermve te viktimave"

Jozefina Topalli

"Ngjarja qe ndodhi eshte shume e rende, jo vetem per qytetin e Kukesit, por per te gjithe Shqiperine. Shteti ka humbur dy police, djem te rinj, qe punonin me besim per shtetin. Ne do kujdesemi te gjithe bashke per femijet. Shteti dhe qeveria do ju mbeshtese per rritjen e tyre"

Pellumb Xhufi

"Ne kerkojme qe organet e prokurorise, te policise dhe ato gjyqesore duhet te procedojne me shpejtesi, ne identifikimin, kapjen dhe sjelljen perpara pergjegjesise te krimineleve. U goditen dy qytetare te ndershem te ketij vendi, jane goditur dy punonjes dhe sherbetore te devotshem ne mbrojte te ligjit"

Piro Lutaj

"PS, iu shpreh ngushellimet e sinqerta familjareve te punonjesve te policise qe humben jeten. Tendenca ne rritje e krimit kunder jetes se qytetareve shqiptare, qe fatkeqesisht mberriti deri tek efektivat e policise eshte nje ogur i keq dhe shqetesim i madh, te cilin e kemi bere prezent disa here".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›