E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta feston 40-vjetorin: Dhurata me e mire, pranimi i 330 anetareve ne LSI

Xh.Beharaj

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka qene pasditen e djeshme ne Fier, ku ka marre pjese ne nje takim me anetare e simpatizante te kesaj force politike. Por nuk ishte kjo, arsyeja e vetme e pranise se liderit te LSI ne kete qytet, por sic e konfirmuan edhe anetaret e kryesise se deges te Fierit te kesaj force politike, Meta mberriti ne Fier per te festuar nderrimin e "prefiksit" te vitlindjes se tij, nga 39 vjec ne 40. Kete gje ai e ka pohuar edhe ne fjalen e tij, qe ka mbajtur para anetareve e simpatizanteve te kesaj force politike. "Dhurata me e mire qe me keni bere ne kete feste, ku une po nderroj "prefiksin", nga 39 ne 40 vjec, ka qene pranimi i 330 anetareve te rinj, ne kete force politike", u tha Meta te pranishmeve. Sipas tij, nuk eshte e vertete qe ka rrjedhje elektorati, ne disa komuna te rrethit te Lushnjes, keto jane shpifje qe hapin drejtues te PS-se ne kete rreth. "Radhet tona po shtohen nga dita ne dite", pohoi kreu i LSI, duke hedhur poshte largimet e diteve te fundit nga radhet e partise se tij drejt Partise Socialiste. Ai tha se qeveria Berisha tashme po mendon dhe po investon ne hidrocentrale, per te zbutur krizen energjetike, qe ka mberthyer vendin. "Kete strategji ne ia kishim shtruar vite me pare, se bashku me Dritan Priftin", sqaroi Meta. Sipas tij, ndokush eshte habitur me deklaratat per koalicion me PS-ne. "Por ne si parti e majte qe jemi detyrimisht qe koalicionin me te majtet e kemi ashtu si edhe me PS-ne, pasi nuk mund te leme qe te qeverise perseri Sali Berisha", mbrojti qendrimin e tij Meta. Gjate takimit, lideri i LSI shoqerohej nga Fatos Klosi, Angjelina Kola, Dritan Prifti, si dhe nga dy kryetaret e kesaj partie per Lushnjen dhe Mallakastren.

Meta: Do te garantojme punesim dhe strehim per jetimet

Lideri i LSI, diten e djeshme takoi disa familje te jetimeve ne Tirane dhe iu premtoi se ne qeverisjen qe do vije pas 28 qershorit, do te garantohet punesim dhe strehim per jetimet. "Pasi eshte e tmerrshme te shikosh njerez qe kane qene jetim qe te vegjel, te cilet edhe pasi kane mbaruar shkollen e mesme ndihen jo vetem jetime, por edhe te papune, te paintegruar, te braktisur", deklaroi kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›