Rama Pushteti sundon popullin

Zoti Rama tha se korrupsioni ka filluar te kercenoje edhe jeten e qytetareve. Ky sipas tij ishte rasti i lejes se dhene per te denuarin nga Krimet e Renda qe u arratis pas nje leje disa oreshe te dhene per te vizituar familjaret.
As ministri i Drejtesise dhe as ministri i Brendshem nuk japin llogari. Ministri i Brendshem na tregon se policia eshte ne krye te detyres kur zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise eshte i akuzuar nga nje ish-minister i qeverise Berisha per korrupsion tha Rama.
Sipas zotit Rama ne Shqiperi pushteti po sundon popullin. Ky sundim vjen sepse populli nuk eshte i lire te zgjedhe. Dhe kjo situate ne kete pike mund te ndryshohet vetem me protesta popullore.
Ne duhet te rimarrim ne dore fatin e atdheut tone duke rimarre ne dore voten. Kjo eshte nje arsye e mjaftueshme per te dale ne protesta deri ne largimin e qeverise tha Rama.
Tryeza e aleateve te majte vendosi qe pas ketij turi dialogu me bazen protestat do te fillojne me 18 tetor.