Vizat Berisha Do ti permbahemi udherrefyesit

Sipas kryeministrit Berisha ky nuk eshte nje pozicionim kunder i Frances per heqjen e vizave vendim i cili do te duhet te kaloje ne fillim te nentorit edhe filtrin e fundit qe eshte vota e ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian.
Qeveria franceze absolutisht nuk kundershton procesin dhe me shume te drejte kerkon garanci. Garancia qe kerkon qeveria franceze dhe qeverite e tjera partnere eshte qe qeveria shqiptare dhe autoritetet shqiptare ta kene udherrefyesin nje program te vazhdueshem pune. Qe te gjitha kerkesat e tij sipas ministrive dhe agjensive duhet te jene ne shqyrtim dinamik te vazhdueshem. Lufta kunder kriminalitetit lufta kunder korrupsionit duhet te njohin dimensione te reja tha Berisha.
Ne mbledhjen e qeverise kryeministri Berisha i dha edhe nje pergjigje indirekte paralajmerimit te opozites per rinisjen e protestave duke patur per qellim rrezimin e qeverise.
Qeveria vazhdon axhenden e saj me intensitet te madh. Krahas axhendes se zhurmes mediatike per te cilen ju keni lavderime dhe merita se nuk jeni ju gjeneratoret e saj ekziston edhe axhenda e qeverise qe eshte axhende reformash axhende e heqjes se vizave e cila nuk mund te cenohet nga asgje tjeter tha Berisha.