E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria deshtoi me arsimin

PS mbajti konferencen kombetare per arsimin ne qytetin e Durresit, pas perfundimit te turit “dialog me Shqiperine” per kete ceshtje.

Gjendja e arsimit shqiptar, sugjerimet dhe kerkesat e komunitetit, te konstatuara nga socialistet, mesuesit dhe pedagoget ne cdo bashki dhe komune te vendit, u paraqit ne konference nga kryetari i PS, Edi Rama.

Nen moton “e para dituria”, shefi i socialisteve beri publik konstatimin kryesor te ketij turi, se analfabetizmi po rritet si rrjedhoje e braktisjes se shkolles.

“Si mund ta mundim ne varferine dhe papunesine pa ndertuar nje sistem arsimor qe reflekton tregun e punes. Si mund ta nxjerrim fshatin nga kthetrat e varferise pa krijuar kushte per formimin profesional bujqesor”, ka pohuar Rama.

Rama fajesoi per gjendjen e rende te arsimt shqiptar qeverine dhe politikat e gabuara te saj dhe premtoi se nese PS vjen ne pushtet ne zgjedhjet polititke te vitit 2009, do te permbylle kapitullin e erret 17 vjecar te eksperimentit me femijet. Programi qeverises i PS per arsimin, sipas Rames, parashikon pjesemarrjen qytetare ne diskutime.

“Ju do te jeni aty, kudo ku ka femije shqiptare qe duhen cuar ne shkolle dhe arsimuar si duhet. Do te sjellim standarte evropiane sipas nje harte te organizuar. Qeveria jone do te marre te gjitha pergjegjesite qe i takojne dhe do te kerkoje qe shkollat te bejne cdo gje”, ka shtuar Rama.

Kryetari i PS shigjetoi ashper dhe liberalizimin e universiteteve, duke e konsideruar ate si nje proces pa principe dhe standarte te rregullta.

Rama tha se realiteti i arsimit ne Shqiperi mund te ndryshohet vetem duke ndryshuar natyren e qeverisjes se puneve te arsimit. Konferencat kombetare te PS do te vijojne me problematika te caktuara qe kane qene objekt i turit nje vjecar te socialisteve “dialog me Shqiperine”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›