Plagoset minatori i Munellës, sillet me helikopter në Tiranë
Aksidentohet gjatë punës një nga minatorët e minierës së Munellës në rrethin e Pukës. I aksidentuari ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak.
PUKË - Një minator i minierës së Munellës në rrethin e Pukës është aksidentuar rëndë gjatë punës së tij. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në këtë minierë ku minatori Pëllumb Pjetri është plagosur gjatë punës duke vënë në rrezik jetën e tij.
Sipas burimeve lokale mësohet se minatori pjetri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pukës ku është konstatuar edhe gjendja e rëndë e tij. Pëllumb Pjetri është dëmtuar në kokë dhe nisur nga gjendja e tij delikate, mjekët e spitalit rajonal të Pukës kanë vendosur ta transportojnë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës. Pëllumb Pjetri është nisur me një staf mjekësor me helikopter drejt Tiranës ku edhe pritet të marrë një shërbim më të kualifikuar.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta të kësaj ngjarjeje, por burimet lokale bëjnë të ditur se Pëllumb Pjetri është goditur nga makineritë e minierës për shkak të mungesës së sigurisë në punë.
Prej kohësh minatorët e të gjithë vendit kanë zhvilluar protesta dhe greva të njëpasnjëshme për plotësimit e kërkesave të tyre në lidhje me sigurinë e jetës në punë dhe pagave të ulëta. Por deri më sot të gjitha këto reagime kanë rënë në vesh të shurdhët. Madje edhe rastet e shumta të tragjedive dhe vdekjeve të minatorëve nëpër miniera, nuk kanë sjellë një reagim për plotësimin e kërkesave të tyre. Ndërkohë 3 nëntori është vendosur të jetë data kur minatorët do të zhvillojnë protestën e radhës për të arritur që të bindin qeverinë shqiptare për të përmbushur kërkesat e tyre.
Vendimi u arrit pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Minatorëve nga vende të ndryshme të Shqipërisë duke theksuar se kjo protestë do të zhvillohet në Tiranë përgjatë rrugëve kryesore të qytetit. Protestës së 3 nëntorit në kryeqytet do ti paraprijnë edhe një tur i minatorëve në disa rrethe ku ata do të zhvillojnë konferenca të jashtëzakonshme në mënyrë që mobilizimi i tyre të jetë më i madh.
(a.s/Balkanweb)