E Diel, 1 Nëntor 2026

Shendeti i grave, Topalli vazhdon fushaten

Fushata sensibilizuese e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli per kujdesin shendetesor te grave ka hyre ne nje faze konkrete.

Ne bashkepunim me drejtuesit e programit te Komunitetit Europian, “Interreg 3”, do te behet i mundur dergimi i aparaturave diagnostikuese te kancerit te gjirit dhe te qafes se mitres ne qytete te ndryshme te Shqiperise.

Gjate takimit me drejtuesit e programit u shpjegua se teknologjia moderne e ketyre aparaturave mundeson levizjen e tyre ne qytete te ndryshme te vendit, duke u dhene mundesi sa me shume grave dhe vajzave per t’u kontrolluar dhe per te parandaluar tumoret e gjirit.

Duke theksuar se do te kete angazhim te vazhdueshem dhe konkret ne kete fushate, kryetarja e Kuvendit theksoi se nje shoqeri e shendoshe funksionon atehere kur ka gra te shendetshme dhe qe dine ta mbrojne jeten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›