Rama Qeveria deshtoi me statusin te shperndahet Parlamenti
Eljona Ballhysa
Kryesocialisti Edi Rama ka fajesuar qeverine per mosmarrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Nje dite pas publikimit te opinionit nga KE-ja Rama e cilesoi refuzim dramatik te statusit kandidat nga ana e Bashkimin Europian qe sipas tij vjen per shkak te keqqeverisjes. Sipas Rames me kete vendim Shqiperia humbi nje tjeter tren per te mberritur ne BE si kandidate dhe per tu ulur ne tryezen e familjes europiane. Duke iu referuar raportit te KE-se Rama tha se me problematik nga te gjithe mbetet funksionimi i Parlamentit dhe per kete qellim ai duhet te shperndahet per tu rikrijuar me voten e lire. Fakti qe KE-ja e nenvizon kete dhe e nenvizon kaq qarte mjafton per te kuptuar se sa thelle ka shkuar e keqja ne rrenjet e ketij parlamenti qe duhet te shperndahet per tu dhene mundesi shqiptareve ta rikrijojne me vote te lire - eshte shprehur Rama. Ai beri te ditur se opozita eshte duke pergatitur nje proteste te papare ne emer te autonomise vendore. Jemi ne pergatitje per te pershkallezuar nje proteste te panjohur me pare ne emer te autonomise vendore dhe ne emer te atyre komuniteteve qe ne perfaqesojme - u shpreh Rama.
Deshtimi
Sali Berisha ka deshtuar qeveria ka deshtuar dhe ky moment i ballafaqimit me te vertetat e hidhura qe shkruhen e zeza mbi te bardhe ne dokumentin qe praktikisht arsyeton refuzimin e kerkeses se Shqiperise perben momentin me dramatik te trajektores se deshtimit te kesaj shumice. Institucioni ku te zgjedhurit e popullit ushtrojne veprimtarine e tyre ne emer te zgjedhesve eshte percaktuar qarte ne dokumentin e refuzimit ose e arsyetimit te refuzimit te aplikimit te Shqiperise Parlamenti shqiptar pra si nje institucion me nje problematike shume te rende i cili drejtohet ne menyre abuzive nga kryetarja e Parlamentit - eshte shprehur Rama i cili ka shtuar se PS-ja ndan te njejten pikepamje me opinion e KE-se lidhur me mosfunksionimin e Parlamentit shqiptar.
Parlamenti shqiptar eshte nje institucion qe misheron problematiken e rende te demokracise ne vend pavaresisht bojkotit te opozites - eshte shprehur Rama i cili e akuzoi qeverine qe nuk ka shprehur vullnet per te pranuar kompromisin e ofruar nga PS-ja per zgjidhjen e krizes politike. Nenvizoj se i jemi mirenjohes KE-se lidhur me nenvizimin tjeter qe qeveria nuk ka pasur vullnet per te pranuar kompromisin e ofruar prej nesh duke pranuar ofertat tona - tha Rama i cili shtoi se KE-ja me vendimin per vizat hapi dyert per shqiptaret ndersa me vendimin per statusin mbylli deren per qeverine. Jane dy gjera qe ne nje fjali te vetme permblidhen se Europa u hap krahet shqiptareve duke i mirepritur si udhetare pa viza ne gjithe hapesiren e saj dhe i mbyll deren Shqiperise per shkak te qeverise dhe te keqqeverisjes - eshte shprehur kryesocialisti.
Nismat
Gjate fjales se tij Rama i beri thirrje Berishes te pranoje oferten e tij ne menyre qe Shqiperia te mos humbase nje tjeter tren drejt BE-se. Ne emer te se nesermes ne emer te domosdoshmerise qe ky tren i humbur te jete i fundit dhe qe Shqiperia te kape trenin e ardhshem nenvizoj me force se Sali Berisha duhet te lexoje oferten tone te re ashtu sic eshte e shkruar dhe duhet ta pranoje ate ne emer te domosdoshmerise per ti hapur rruge zgjidhjes se krizes - eshte shprehur Rama. Ai beri te ditur se ka informuar edhe drejtorin per Ballkanin Perendimor Pier Mirel ne lidhje me dy kriza te renda qe pritet te shperthejne ne ditet ne vijim. Sipas Rames Berisha po kerkon qe me metoda antikushtetuese te kape rob bashkite dhe komunat e opozites me dy hapa.
Hapi i pare duke u grabitur taksat vendore per te paguar kompanite qe permes korrupsionit moren te drejten te shesin kasat fiskale. Hapi tjeter duke u kushtezuar grantin e pakushtezuar te qeverise me nje 18 antikushtetues antidemokratik antiqytetar antieuropian qe eshte as me shume e as me pak por nje plan per te falimentuar bashkite dhe komunat e opozites ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme vendore - eshte shprehur Rama.
Ndersa kriza tjeter lidhet me Gjykaten Kushtetuese te cilen qeveria po tenton ta marre peng. Presidenti ka paraqitur dekretet te cilat duhet te votohen ne Kuvend. Votimi eshte shtyre dhe rishtyre pertej kufijve kushtetues dhe nderkohe atyre gjyqtareve qe u ka ardhur koha te largohen u kerkohet qe bashke me te tjeret te interpretojne pozicionin e tyre ose e thene ndryshe te shtyjne qendrimin e tyre atje duke votuar per veten e tyre qe te rrine edhe 3 vjet apo 4 vjet ne Gjykaten Kushtetuese. Kjo eshte e patolerueshme kjo eshte realisht e papranueshme - eshte shprehur Rama.
Fidalgo Situata politike rol kyc ne vleresimin e KE-se per Shqiperine
Shefja e njesise per Shqiperine dhe Malin e Zi ne Komisionin Europian Marta-Garcia Fidalgo eshte shprehur dje ne nje interviste per Dojce Velen se situata politike ne Shqiperi ndikoi ne vendimin per mosmarrjen e statusit te vendit kandidat ne BE.
Mendoj se opinionet per te dyja vendet reflektojne realitetin ne vend dhe realiteti ne keto dy vende eshte i ndryshem. Ka nje dallim te vertete mes situates politike ne Shqiperi dhe ne Malin e Zi. Komisioni eshte vertet i shqetesuar per gjendjen politike ne Shqiperi qe pas perfundimit te zgjedhjeve te qershorit 2009. Ne e kemi biseduar me autoritetet dhe me opoziten ne Shqiperi qe kjo gjendje politike pengon funksionimin e duhur te institucioneve demokratike dhe reformat e nevojshme per integrimin. Opinioni i Komisionit dhe rekomandimet e rij definitivisht reflektojne gjendjen ne te dyja vendet por ne shpresojme qe ai do te kete nje efekt pozitiv dhe do te inkurajoje politiken shqiptare te gjeje nje zgjidhje duke respektuar Kushtetuten shqiptare duke respektuar transparencen por mbi te gjitha ne interes te vendit dhe qytetareve shqiptare - eshte shprehur Fidalgo. Persa i perket ceshtjes nese ne opinionin e KE-se per Shqiperine e influencoi vetem gjendja aktuale politike Fidalgo thote Mendoj se ajo ka luajtur nje rol kyc. Sigurisht qe nuk eshte vetem kjo. Kjo eshte nje analize dhe mbulon disa fusha politike dhe ekonomike do te ishte shume e thjeshtezuar ta thoshe shkurt por definitivisht luajti nje rol kyc. Se kur mund te shpresoje Shqiperia marrjen e statusit te vendit kandidat shefja e njesise per Shqiperine dhe Malin e Zi ne Komision thote Kjo varet nga vete Shqiperia. Nuk varet nga ne. Per cdo rast te jemi te qarte. Vendimi perfundimtar per statusin e vendit kandidat do te merret nga Keshilli. Komisioni ben vetem vleresime dhe propozime. Pra varet nga progresi i Shqiperise zgjerimi bazohet mbi merita. Eshte e qarte dhe shume e rendesishme se kur te permiresohet situata politike te kete nje dialog konstruktiv mirefunksionim te parlamentit atehere ky eshte nje hap i qarte drejt statusit te vendit kandidat - eshte shprehur Fidalgos.
Talio
Deklarata
Raporti i BE-se per Shqiperine Kantrimen Partite politike te analizojne veten
Pas publikimit te raportit te Bashkimit Europian per Shqiperine ka reaguar zv.ndihmessekretari amerikan i Shtetit per Europen Tom Kantrimen duke thene se partite politike duhet te analizojne veten. Komisioni Europian iu pergjigj negativisht kerkeses se Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Europian por i ka dhene statusin e vendit kandidat per anetaresi Malit te Zi. Tom Kantrimen thote se kur merren pergjigje te tilla negative vendet aspiruese duhet te shikojne nga vetja. Nder te tjera Kantrimen shprehu besimin se raporti eshte objektiv. Prirja e natyrshme e nje nxenesi apo ne kete rast e nje vendi qe synon anetaresimin kur merr nje deftese me nota te keqija eshte qe te thote se profesori kishte qene i padrejte. Kjo prirje duhet te shmanget - tha Kantrimen. Partite ne Shqiperi apo ne cdo vend tjeter duhet ta shqyrtojne me kujdes raportin te analizojne dhe te pyesin vetveten A kemi bere te gjitha perpjekjet e nevojshme per te zgjidhur keto shqetesime qe na jane paraqitur nga nje organizate qe ne themi se e adhurojme Kjo eshte sfida e tyre me e veshtire dhe ne do te shohim se cilat sisteme politike ne rajon jane te afta qe te shkojne para pasqyres dhe ta analizojne veten e tyre - tha ai. Komentet e tij Kantrimen i ka dhene ne nje aktivitet ne Uashington per marredheniet mes Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara.
11 Nentor 2010