E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kundershton raportin Objeksionet do tia dergojme KE-se brenda 5 javesh



Eljona Ballhysa
Vetem nje dite pasi ka marre raportin e KE-se per statusin e Shqiperise kreu i qeverise Sali Berisha eshte shprehur dje gjate fjales se mbajtur ne mbledhjen e qeverise se do tia dergoje mbrapsht KE-se kritikat e pamerituara. Ai tha se pasaktesite dhe objeksionet do ti dergohen Komisionit brenda 5 javesh te argumentuara. Sipas Berishes kritikat nuk mund te kene ne raport nje hapesire me te madhe sesa meritojne. Persa i perket bashkepunimit me opoziten Berisha ritheksoi se ky bashkepunim do te jete ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e vendit ndersa theksoi se Kushtetuta ne asnje menyre nuk do te kthehet ne nje marreveshje partiake sic kerkon kreu i PS-se. Me gjate ne fjalen e tij Berisha eshte ndalur ne vendimin per liberalizimin e vizave per shqiptaret.
Raporti
Raporti eshte voluminoz. Me zotin Pier Mirel duke i shprehur te gjitha keto konsiderata edhe ne zyre por edhe publikisht natyrisht eshte rene dakord qe pasaktesite ose verejtjet qe mund te permbaje raporti ceshtje te cilat mund te jene te pasakta brenda 4-5 javeve do tia percjellim Komisionit ne menyren me te argumentuar. Komisioni Europian eshte nje institucion me te cilin ne kemi dialog komunikim teresisht transparent por e theksoj se nuk mund te jene keto te dytat ne asnje menyre qe te marrin hapesire me te madhe se sa meritojne - eshte shprehur Berisha ndersa shtoi se raporti do te shqyrtohet me seriozitetin me te madh. Eshte ne traditen e kesaj qeverie qe raportet e KE-se i trajton ne menyren me serioze ndaj dhe zoterinj ministra raporti do te merret me seriozitetin me te madh per te gjithe problematiken qe ai shtron per ministrite qe ju drejtoni te gjitha ceshtjet qe jane per tu avancuar. Raporti ben nje vleresim te gjere te rezultatit te reformave me objektivitet ne teresine e tij. Ndaj dhe eshte ne interesin tone qe per kete proces kompleks sic eshte integrimi te shfrytezojme raportin per te nxjerre te gjithe problematiken dhe per ta trajtuar ate me seriozitetin me te madh. Eshte ne detyrimin tone te thellojme me tej reformat dhe perpjekjet ne te gjitha fushat - eshte shprehur kreu i qeverise.
Bashkepunimi
Persa i perket bashkepunimit me opoziten kreu i qeverise tha se sdo te kete asnje marreveshje me PS-ne qe shkel Kushtetuten. Natyrisht duke mbetur gjithnje te hapur per bashkepunim te plote me opoziten ne menyren me te prere ne do te bejme ne cdo rast dhe ne cdo rrethane qe ligji te qendroje mbi qeverine qe ligji te qendroje mbi opoziten. Ketu ne nuk mund te bejme asnje kompromis tjeter pervec respektit te plote te shtetit ligjor te institucioneve si kusht themelor i kritereve te Kopenhages. E them kete sepse ne rast se qeveria shqiptare do te mund te imagjinoje ta shnderroje Kushtetuten ne marreveshje partiake dhe vendimet e gjykatave ne neperkembje politike sic kerkon zoti kryetar i Partise Socialiste kjo nuk mund te ndodhe - eshte shprehur Berisha.
Vizat
Persa i perket vendimit per liberalizimin e vizave kryeministri tha se nese ky premtim i tij nuk do te realizohej atehere kjo do te ishte fatale per karrieren e tij politike. Dua te them dicka personale. Ne rregullin tim te brendshem nuk premtoj kurre gjera qe jane ne duar te te tjereve. Premtimin per heqjen e vizave e bera ne te gjitha sheshet dhe sallat e Shqiperise i shtyre nga asgje tjeter por vetem nga pasioni im i papermbajtur per ti pare qytetaret shqiptare te levizin te lire dhe bindja ime e thelle se do te benim gjithcka qe kjo enderr te shnderrohej ne realitet. Natyrisht per mua karrieren time politike mosmbajtja e ketij premtimi perbente nje fatalitet politik sepse nuk ishte premtim i vogel - eshte shprehur Berisha ndersa e cilesoi kete merite te punes se qeverise se tij. Ai u kerkoi ministrave qe te vazhdojne procesin e informimit te qytetareve me detyrimet qe rrjedhin nga procesi i liberalizimit te vizave. Ne kemi bere nje pune te shkelqyer per ti qartesuar qytetaret shqiptare per te gjithe domethenien te gjitha detyrimet dhe te drejtat e ketij procesi por tani qe jemi drejt finales drejt dites se shumepritur tani ne krahas festes duhet te qendrojme ne cdo dere. Fletepalosja shpjeguese duhet ti shkoje ne dere cdo familjeje shqiptare. Kjo eshte kartolina me e vecante qe shqiptaret kane marre nga Europa per festat e fundvitit por fletepalosja jone me te gjitha kerkesat dhe me gjithcka qe duhet do te shkoje ne cdo familje shqiptare. Te mobilizojme te gjitha fondet dhe te gjitha mjetet e nevojshme qe ate tua postojme te gjitha familjeve shqiptare me nje leter shoqeruese ku te qartesojme gjithcka rreth ketij procesi - eshte shprehur Berisha i cili shprehu bindjen qe shqiptaret do te respektojne detyrimet qe kane nga ky proces.

Talio
Takimi
Topi takon Mirel Kritikat per statusin te sherbejne si zile zgjimi per politiken

Presidenti i Republikes Bamir Topi priti dje drejtorin per Ballkanin Perendimor ne Komisionin Europian Pier Mirel i cili i prezantoi kryetarit te shtetit raportin vjetor te perparimit te KE-se lidhur me statusin e Shqiperise si vend kandidat per integrim. Ne bashkebisedimin mes tyre dy personalitetet e larta shprehen kenaqesine e ketij takimi ne nje moment shume te rendesishem per Shqiperine dhe shqiptaret ate te marrjes se vendimit per liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian. Kjo eshte nje ngjarje historike per popullin shqiptar nje kulmim i suksesshem i te gjitha sakrificave dhe perpjekjeve te tij ne vite per te qene pjese e familjes se madhe europiane e vlerave dhe standardeve demokratike te shoqerive te ketij Bashkimi - vuri ne dukje presidenti Topi pasi vleresoi dhe shprehu mirenjohjen per ndihmesen e vazhdueshme te institucioneve te BE-se te ofruar pergjate viteve te tranzicionit. Kryetari i shtetit theksoi gjithashtu se duke pare edhe detyrat e pergjegjesite qe na shtron perpara ky raport vjetor i perparimit te gjitha institucionet dhe klasa politike duhet te jene te vetedijshme per te punuar me seriozitet dhe perkushtim maksimal qe te perballojne me sukses keto sfida ne dobi te zhvillimit dhe te se ardhmes europiane te popullit shqiptar. Nga ana e tij drejtori per Ballkanin Perendimor Pier Mirel vuri ne dukje se ky raport perparimi duhet te sherbeje si nje zile per zgjim. Mirel gjithashtu nenvizoi rolin moderator te Presidentit si garantues i respektimit te Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi duke promovuar konsensusin dhe rivendosjen e dialogut normal politik.

Topalli takon Mirel Axhenda e Kuvendit beri te mundur heqjen e vizave

Kryetarja e Kuvendit priti dje drejtorin per Zgjerim per Ballkanin Perendimor ne KE Pier Mirel. Gjate bisedes Mirel vleresoi punen qe eshte bere ne Kuvend dhe ne menyre te vecante konsideroi si sukses miratimin e ligjeve Per konfiskimin e aseteve te grupeve kriminale apo ligjin Antimafia ligjin Kunder diskriminimit dhe ne teresi kuadrin ligjor te miratuar kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Kryetarja e Kuvendit u shpreh se heqja e vizave ishte prioriteti i punes se Kuvendit dhe i saj. Plotesimi i kushteve per te arritur kete ishte axhenda e Kuvendit te Shqiperise. Pavaresisht nga sfidat qe ka pasur Kuvendi dhe nga veshtiresite e krijuara nga bojkoti me durim dhe vullnet te palekundur bashke me shumicen e deputeteve eshte arritur qe gjate nje viti te miratohen 300 ligje vendime dhe rezoluta te cilat kane bere te mundur qe 27 vendet anetare te Bashkimit Europian te vendosin ne menyre unanime heqjen e vizave per shqiptaret - eshte shprehur Topalli. Axhenda e Kuvendit - theksoi Topalli - do jete konsolidimi i arritjeve dhe miratimi i ligjeve e reformave te tjera te nevojshme per vendin.

11 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›