Rama Qeveria e lidhur me mafian

Gjate takimit me qytetare ne Fier duke permendur emrin e ministres se Integrimit si te perfshire ne te tilla veprimtari zoti Rama shkoi edhe me tej me akuzen se mazhoranca po vepron si organizate mafioze per te mbrojtur anetaret e saj nga akuzat e opozites qe sic tha zoti Rama jane te bazuara ne fakte dhe prova.
Sot sekuestrohen pasuri ne baze te ligjit antimafia pasuri qe burojne nga veprimtari kriminale mafioze dhe shkak per keto sekuestrime eshte perfshirja ne keto veprimtari e familjareve me te afert te Ministres se Integrimit qe ne vend te distancohet ben avokatine e familjareve te vet duke deshmuar se eshte edhe vete e pershire. Kultura mafioze e te mbrojturit eshte plotesisht kultura e mbrojtjes qe ka organizuar ky pushtet i vene me shpatulla pas muri per shkak te te vertetave rrenqethese qe ne po bejme publike dhe do te vazhdojme ti bejme publike me rradhe sepse i kemi vandake keto te verteta pavaresisht se cdo te thone per ne pavaresisht sesa shume balte do te hedhin mbi ne dhe pavaresisht cdo te bejne per te na mbyllur gojen. Sa kohe do te marrim fryme gojen nuk do te na e mbyllin dot tha Rama.
Kreu i socialisteve Edi Rama deklaroi ne Fier se opozita nuk do te terhiqet nga ajo qe e quan denoncim te veprave keqberese te mafias dhe kultures mafioze te mbrojtjes se ketyre veprave.
Dhe ashtu sikunder jane te perzier sic rezulton ne veprimtari ekonomike te mafias posacerisht te nje organizate si Sacra Corona Unita ashtu jane edhe te organizuar ne mbrojtjen e tyre duke mos lene gje pa thene per kundershtarin duke perdorur te gjitha teknikat e mbrojtjes qe karakterizojne mbrojtjen qe mafia ben kur i dalin perballe kundershtare qe nuk jepen perpara saj dhe qe i shkojne deri ne fund kerkimit te se vertetes. E pra ne jemi nga ky soj kundershtaresh dhe ne do te na kene perballe ne kerkim te se vertetes vetem te vertetes dhe asgje me shume sesa te vertetes tha Rama.