Rama: Qeveria e shurdhër për shpronësimet për Unazën e Vogël

Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka lëshuar akuza ndaj qeverisë duke deklaruar se po tregohet e shurdhër për të bërë shpronësimet për të nisur ndërtimin e Unazës së Vogël. "Qeveria është treguar e shurdhër, pavarësisht apelit tonë për shpronësimet për ndërtimin e Unazës së Vogël",tha Rama.
I pranishëm në përfundimin e rikostruksionit të rrugës "Abdi Toptani", Rama tha se aksi është pjesë e skemës për përmballimin e trafikut. Ai theksoi se shumë shpejt do të nisin punimet edhe në sheshin "Skënderbej. "Së shpejti ne do fillojmë punimet në sheshin "Skënderbej" për rivitalizimin e tij",pohoi Rama.