Lazarat, policia sekuestron 130 kg drogë

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 130 kilogramë drogë, të llojit hashash në Lazarat.
Sasia e drogës u kap nga policia në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm në dalje të këtij fshati. Policia pas marrjes së informatave për kalimin e sasisë së drogës ka vendosur postbllok.
Por, trafikantët e kanë kuptuar këtë dhe janë kthyer menjëherë për në fshat. Menjëherë, forcat e rendit i janë vënë në ndjekje makinës me targa false. Në hyrje të fshatit, automjeti është përplasur me një banesë.
Drejtuesi i automjetit, duke përfituar edhe nga errësira është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke iu shpëtuar prangave të policisë.
Policia ka ushtruar kontrolle brenda automjetit, duke zbuluar sasinë e drogë. Tashmë poseduesit është identifikuar nga ana e policisë, dhe pritet arrestimi i tij.