Rama: Qeveria, gjeneratori i rrënimit ekonomik të vendit
Sipas kreut të opozitës, burxhi zyrtar i Shqipërisë kap shifrën e më shumë se 60 për qind, ndërkohë që sipas tij burxhi real është 100 për qind.
"Ekonomia në rrënim dhe korrupsioni që po shfaqet me prova dhe fakte të përditshme po shihen gjithnjë e më tepër", u shpreh Rama.
Në deklaratën e tij për mediat, Rama nuk la pa përmendur edhe zyrtarët e maxhorancës të akuzuar për korrupsion, duke i cilësuar si pjesë e oktapodit të korrupsionit.
Lidhur me deputeten Vokshi, Rama tha se ajo nuk është rasti i vetëm, duke paralajmëruar se do të publikohen fakte të reja edhe për ministrin Dritan Prifti.
“Së shpejti, kur të kemi mbledhur të dhënat faktuese, do të publikojmë një tjetër rast brenda qeverisë, i lidhur me oktapodin e koncensioneve të pasurisë publike", deklaroi Rama.