E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia i jep Indisë me qera një nëndetëse bërthamore

Lajmi u publikua sot nga agjencitë e lajmeve Interfax dhe Itar-Tass, të cilat i referohen burimeve ushtarake ruse. Sipas burimeve, marrëveshja është nënshkruar tashmë dhe nëndetësja është dërguar në një bazë detare indiane nga ushtarakët e Nju Delhit.

Bëhet fjalë për një nëndetëse të llojit “Nerpa” (‘Peshkaqen’ në klasifikimin e NATO-s) që i është dhënë me qera Indisë për dhjetë vjet, në këmbim të 650 milionë dollarëve. Nga viti 1984 Rusia ka ndërtuar 15 nëndetëse të tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›