Kore J.: Pheniani të kërkojë falje për rastin "Cheonan"
“Para së gjithash, Koreja e Veriut duhet të kërkojë falje dhe të ndërmarrë veprime të sinqerta lidhur me aksidentin ku u përfshi korveta ‘Cheonan’”, deklaroi për AFP zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme koreanojugore, Shin Maeong-Ho.
“Në rrethanat aktuale, është shumë herët për të folur për rifillim të negociatave bërthamore gjashtëpalëshe, ku përfshihen dy Koretë, Rusia, SHBA-ja, Japonia dhe Kina”, theksoi ai.
Mbytja më 26 mars e korvetës koreanojugore shkaktoi 46 viktima. Nga një hetim ndërkombëtar, përgjegjës për këtë u konsiderua një sulm me silur koreanoverior, fakt që Pheniani e mohon kategorikisht.