Maqedonasit e ftojnë Adelinën

Këngëtarja shkupjane, Adelina Tahiri, ështe ftuar për të marre pjesë në koncertin festiv të fundvitit në Shkup.
Adelina do të performojë krahas shumë artistëve maqedonas, në organizimin tradicional në sheshin e Shkupit.
Muaj më parë, Adelina së bashku me këngëtarin tjetër shqiptar Mustafa Ymeri, ishin të vetmit këngëtarë shqiptarë të cilët morën pjesë në koncertin e pavarësisë së Maqedonisë, që është mbajtur më 8 shtator në arenën ”Filipi II” në Shkup, para 60 mijë spektatorëve.Pas pjesëmarrjes në festën e pavarësisë së Maqedonisë, këngëtarja 20 vjeçare ishte përballur me një sërë kritikash. Kjo kishte bërë që Tahiri ta arsyetojë pjesëmarrjen në koncert, duke thënë: ”Adelina nuk është tradhtare e kombit, se këndoi shqip dhe ua zbardha fytyrën shqiptarëve”. /Indeksonline/