Rama: Qeveria modifikon shifrat për të fshehur varfërinë
Tiranë- Qeveria modifikon shifrat për të fshehur varfërinë. Ka qënë kjo akuza e kreut të PS-së, Edi Rama gjatë prezantimit të programit Rilindja Shqiptare.
20 milionë shqiptarë mbi nivelin e varfësrisë. Vetë niveli zyrtari i varfërisë prej 13% është njësoj si të gjitha shifrat zyrtare një spekullim se e vërteta reale në vende të caktuara të Shqipërisë kalon 80%, ndërkohë që në tërësi rrotullohet tek 30%. Kjo është e vërteta e shifrave, por ato thonë pak në krahasim me jetën e përditshme të shqiptarëve- tha Rama.
Sipas Ramës institucionet kompetente për sigurimin e shifrave janë të mbushura me shërbëtorë politike.
Ne nuk kemi institucion të Ministrisë së Punëve Sociale dhe as politika sociale. Kemi një konjukturë politike, që për të mbajtur në këmbë një konjukturë të tërë me shërbëtorë për qëllime elektorale hedh në lumë taksat që mblidhen nga ata shqiptarë që fitojnë më pak- tha Rama.
Sipas Ramës kryeministri po gënjën shqiptarët por këta të fundit janë të ndërgjegjshmë për situatën ekonomiko-sociale të tyren.
Kryeministri ka 7 vjet që gënjën, shqiptarët kuptojnë që me këtë qeveri nuk do kenë jo vetëm minimun jetik, por shpresë për të dalë nga varfëria. Ne nuk mund të nxjerrin 1 milionë të papunë në punë, por do të nxjerrim politika që ndihmojnë njerëzit që janë në gjendje të ofrojnë krahun e punës në komunitet. Ka një hendek mes uljes së varfërisë dhe uljes së varfërisë- tha Rama duke shtuar se opozita ka hartuar një plan të mirëfilltë sa i takon luftimit të varfësirsë dhe papunësisë në vend. Konkretisht në vendosjen e drejtësise sa i takon mbledhjes dhe shpërndarjes së pasurisë.
Sot në Shqipëri kemi 5% të shqiptarëve që zotërojnë më shuam se 50% të pasurisë së përbashkët dhe janë 95% e shqiptarëve që paguajnë më shumë se ai 5%, dhe ne do e ndryshojmë këtë situatë- tha më tej Rama.
Shkrime të tjera me interes:
- Kriza energjitike, Rama: Qeveria e paaftë për ta menaxhuar, të bashkëpunojmë Tiranë- Qeveria s’ka asnjë plan për krizën energjitike, duhet të...
- Rama: Një lajm i keq nga qeveria, hedhja poshtë e propozimit për TVSH-në Tiranë-Kryetarit të opozitës Edi Rama e ka quajtur Një lajm...
- Dëbora, Rama: Qeveria abuzon me pushtetin vendor, koha për ndryshim Tiranë- Qeveria ka abuzuar dhe nënvlerësuar pushtetin vendor, dhe politizimi...