BSH: Nuk ndryshon norma bazë e interesit, mbetet 4.5%
Tiranë- Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të intersit, në nivelin 4.5%. Kështu deklaroi përmes një konference për shtyp Guvernatori Ardian Fullani i cili parashtroi vendimet e Këshillit Mbikqyres të BSH-së.
Këshilli Mbikqyrës i BSH-së pasi u njoh me zhvillimet ekonomike dhe monetare ne vend vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 4.5 %. Është në përputhje me përmbushjen e objektivit afatmesem për inflacion- tha Fullani.
Ndërsa garantoi se BSH-ja është e vëmendshme ndaj çdo zhvillimi ekonomik dhe financiar qoftë ky ndërkombëtar apo edhe kombëtar.
Banka e Shqipërisë mbetet e vëmendshme ndaj zhvillimeve ekonomike dhe financiare brenda dhe jashtë vendit. Kushtet aktuale janë të përshtatshme për të përmbushur nivelin afatmesem të inflacionit- vijoi më tej guvernatori.
Ndër të tjera guvernatori Fullani bëri një pasqyrë të zhvillimeve të fundit në sektorin ekonomik dhe financiar të vendit. Sipas BSH-së inflacioni vjetor në muajin janar rezultoi 1.4% duke shënuar një reduktim të lehte me 0.1% krahasuar me muajin paraarshës, normat e inflacionit ishin në rënie në gjysmën e dytë të 2011-ës. Defiçiti i buxhetit të shteti ishte 47.7 miliardë lekë.
Sa i takon nivelit të çmimeve Guvernatori theksoi se çmimet e ushqimeve të paperpunuar kanë ndikuar në uljen e inflacionit vjetor ndërkohe që kategoritë e tjera kanë qënë të pandryshumeshme me një muaj më parë në ndikimin që patën në uljen e inflacionit.
Sipas INSTAT u përmisua rritja ekonomike, normat bazë të inflacionit pësuan rënie. U shënua gjatë 2011-ës rritje e ulët e çmimeve të konsumit. U rrit niveli i eksporteve ne vend. Oferta per kredi ishte më e shtrenguar në pjesën e dytë të 2011-ës.
Ndërkohë që guvernatori i BSH-së deklaroi se pritet rritje ekonomike por ende nën potencialin e saj. Edhe impusli fiskal do jetë më i ulët se në vitin që shkoi.
Këshilli i BSH-së në mblehdjen e këtij muaji vlerësoi se presionet inflacioniste mbeten të kontrolluara në vizionin kohor të politikës monetare të BSh-së.
Kjo ecuri e treguesve real dhe monetare ishte e pritur dhe pasqyrohet brenda objektivave të BSH- tha Fullani në fund të fjalës së tij.
Pyetje: A përben shqetësim për ekonominë inflacioni i ulët?
Fullani: Mendoj se do jetë brenda 2.4% që ka parashikuar BSH-ja. BSH ka treguar me transparence objektivin e saj për inflacionet dhe besoj se është mirë ankoruar dhe BSH-ja do të jetë vigjilente për çdo zhvillim të jashtën dhe të brendshme për vendimet e së ardhmës.
Pyetje: Janë rritur interesat e bonove të thesarit referuar ankandeve të fundit. Cilat janë shfaqet që janë rritur interesat e bonove, a ka rrezik që qeveria mos ti përgjigjet dot kërkesës.
Fullani: Ky fenomen tregon që tregu funksionon shumë mirë, në tregun nënbankar sa i takon depizitave e kredisë. Përcjellja e politikës monetare vjen nga 2 deri në 8 muaj. Është koha e përshtatshme për të gjykuar për ankandet e bonove, d.m.th tregu është në ekuilibër më kërkesë- ofertën dhe parashikimet tona. Smund të flasim ende për një trend që reflektohet në bazë të kërkesë-ofertës. Jam i bindur se tregu do ti absorvojë.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- BQE: Norma bazë e interesit nuk ndryshon, vazhdon në vlerën 1% Gjermani- Në përpjekje për të nxitur ekonominëte e vendeve të...
- Ulja e normës bazë të interesit, Konfindustria: Do t’i japë frymëmarrje ekonomisë Tiranë- Vendimi i djeshëm i Bankës së Shqipërisë për uljen...
- Banka e Shqipërisë ul me 0.25% normën baze të interesit Tiranë- Banka e Shqipërisë uli sot me 0.25% normën bazë...