Rinas,rinisin fluturimet drejt Turqisë dhe Greqisë

Aeroporti i Rinasit ka rinisur fluturimet për disa destinacione. Në një prononcim për mediat TIA thekson se në kuadër të përmirësimit të situatës në ajër, aeroporti në Tiranë nis fluturimet drejt Stambollit dhe Athinës. Autoritetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) njoftojnë se ndërkohë fluturimet direkte për në Londër, Budapest, Vjenë, Mynih, Shtutgard, Bolonjë, Milano, Trevizo, Verona, Frankurt, Ljubljanë, Rimini, Genova, Torino dhe Prishtinë janë anuluar për shkak të hirit në zonën e Islandës, si rrjedhojë e vullkanit që shpërtheu ditën e mërkurë më 14 prill.