Rama Qeveria te largohet eshte kercenim per shqiptaret

Tirane 7 dhjetor NOA- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kerkoi sot largimin e qeverise duke e cilesuar si pergjegjese per mos marrjen e statusit te vendit kandidat.
Kjo qeveri duhet te largohet si nje kercenim i hapur per demokracine e per cdo qytetar te ketij vendi tha Rama ne bashkebisedimin e sotem me gazetaret.
Ai u shpreh se marredhenia me Kuvenin do te jete e kushtezuar ndersa ka theksuar se PS-ja do te kerkoje transparencen duke vijuar me protestat.
Fajin per lenien e Shqiperise pas dyerve te Europes e ka Saliu dhe vetem Saliu tha Rama duke shtuar se aksioni opozitar do te vazhdoje nga transparenca e veprimtarise korruptive dhe protestat e deri te zgjedhjet qe nuk do te lejojme te jene perseritja e krimit elektoral.
Ai e cilesoi si te papranueshem vendimin e KQZ-se per djegien e fleteve te votimit dhe futjen ne arkiv per 25 vite te listes se materialeve zgjedhore.
Duke folur per vendimin e KQZ-se Rama tha se ne Kod ne kemi shkruar se pa firmen e zevendeskryetarit te KQZ-se cdo akt qe mban vetem firmen e kryetarit eshte i pavlefshem tha Rama.
a.k/NOA