Rama Qeveria te pranoje oferten tone

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi sot se opozita e ka bere oferten e saj per zgjidhjen e krizes dhe per hapjen e rruges se reformes zgjedhore dhe sipas tij kjo oferte duhet lexuar dhe pranuar nga qeveria sepse nuk ka rruge tjeter per ta nxjerre vendin nga kjo situate.
Oferta jone e re bazohet mbi rezoluten e Parlamentit Evropian dhe zbatimit te saj ne realitetin e parlamentit shqiptar. Kerkohet hetim qe garanton transparencen e nevojshme dhe hapjen e rruges per procesin e reformes zgjedhore pasi te jene hapur kutite e materialeve zgjedhore tha Rama ne bashkebisedimin e se premtes me gazetaret.
Shefi i socialisteve deklaroi se projekti i regjistrimit te popullsise rrezikon te manipulohet nga qeveria.
Nje grup njerezisht te komanduar nga Basha mund te hyjne ne sistemin e gjendjes civile theksoi Rama.