Treguesit ne detaje te investimeve dhe projekteve te projekt-buxhetit 2011
Zerat e shpenzimeve prioritetet financiare karakteri social i projektit te ri shkurtimi i deficitit buxhetor dhe detajimi i nivelit te rritjes se pagave dhe pensioneve prezantohen ne nje pasqyrim analitik qe i percillet organit ligjvenes por edhe opinionit publik
Situata makroekonomike dhe buxhetore gjate vitit 2009 - 2010
I.1 Zhvillimet ekonomike
Gjate dekades se fundit ekonomia shqiptare eshte karakterizuar nga nje progres impresionues. Proceset transformuese dhe ristrukturuese te ekonomise si dhe politikat makroekonomike e strukturore te ndjekura gjate ketij 10 vjecari i shtruan rrugen nje prej rritjeve me te larta ekonomike ne rajon si dhe cuan ne nje stabilitet mjaft te mire e tashme te konsoliduar makroekonomik. Me nje rritje ekonomike mesatare prej rreth 6 per qind ne vit PBB per fryme eshte me teper se e trefishuar gjate kesaj periudhe.
Ekonomia shiptare e analizuar ne nje rrafsh relativ krahasimisht me vendet e tjera te rajonit dhe me gjere ka vijuar te kete nje performance te kenaqshme edhe pergjate vitit 2009 ku ekonomia boterore perjetoi nje prej krizave me te medha ekonomike qe prej viteve 30. Per vitin 2009 ekonomia jone regjistroi serisht nje rritje pozitive prej rreth 3.3 perqind.
Performances se kenaqshme ne te gjithe sektoret e ekonomise sigurisht vlen per tiu shtuar edhe ajo ne sektorin fiskal. Kjo reflektohet qarte qe nga permiresimi ne mbledhjen e te ardhurave ne menaxhimin e shpenzimeve buxhetore dhe mbajtjen ne nivele relativisht te ulta e te menaxhueshme te deficitit buxhetor e financimit te tij. Te ardhurat buxhetore megjithe pergjysmimin e disa taksave kryesore kane patur nje rritje te konsiderueshme gjate viteve 2005-2008 mesatarish prej rreth 12.1 cdo vit nga rreth 8.4 qe ishte per vitet 2000-2004. Edhe gjate vitit 2009 te ardhurat ne linje me ecurine e ekonomise vijuan te kene nje rritje pozitive prej 2.9 duke bere serish nje perjashtim nga situata fiskale ne vendet e Evropes e me gjere ku u verejt nje renie e konsiderueshem ne te ardhurat e buxhetit te shtetit. Shpenzimet kapitale kane patur nje rritje te konsiderueshme dhe pjesa e ketyre shpenzimeve e financuar nga te ardhurat vjetore te buxhetit gjithashtu ka ardhur ne rritje.
I.2 Analiza e te ardhurave 2010
Te ardhurat buxhetore per periudhen nentemujore jane realizuar ne linje me pritshmerine per kete periudhe. Te ardhurat ne buxhet arriten ne 237.8 miliarde leke dhe jane rreth 7.7 perqind me te larta se e njejta periudhe e vitit te kaluar ose 16.9 miliard leke me shume. Te ardhurat nga tatimet dhe doganat jane 165.7 miliard leke me rritje vjetore 6.3 perqind te adhurat nga pushteti vendor arriten ne 8.7 miliard leke nga 10.2 miliard leke te parashikuara me ulje 8.3 perqind ndaj nje viti me pare te ardhurat ne fondet speciale arriten ne 39.6 miliard leke me rritje vjetore 6.1 perqind. Te ardhurat nga ndihmat rezultojne 2.3 miliarde leke nga rreth 2.8 miliard leke te planifikuara ndersa te ardhurat jo-tatimore rezultojne 21.5 miliard leke nga 18.8 miliard leke te planifikuara me rritje vjetore 33.5 perqind. Me poshte paraqitet me ne detaje realizimi i te ardhurave.
Ecuria e te ardhurave nga tatimet dhe doganat gjate vitit 2010 tregon per permiresim te situates se mbledhjes se tyre gjate muajve te fundit krahasuar me muajt e pare te vitit sic pasqyrohet dhe ne tabelat me poshte.
Gjate periudhes nentemujore 2010 jane mbledhur gjithsej ne buxhetin e konsoliduar rreth 237.8 miliarde leke duke u rritur me 7.7 perqind ne baza vjetore kundrejt 2009. Ne grupin e te ardhurave tatimore qe perbejne rreth 90 perqind te totalit te te ardhurave ne buxhet te ardhurat nga tatimet dhe doganat jane 165.7 milirde dhe jane rritur me 6.3 perqind kundrejt 2009 te ardhurat nga pushteti vendor jane 8.7 miliarde per periudhen duke u ulur me 8.3 perqind te ardhurat nga fondet speciale jane 39.6 miliard me rritje vjetore 6.1 perqind.
Sipas agjencive te mbledhjes per nga te ardhurat e realizuara kundrejt parashikimeve dhe kundrejt nje viti me pare administrata doganore paraqitet me mire per periudhen me 87.3 miliarde leke te mbledhura ne linje me parashikimet ne buxhet dhe me rritje 12.2 perqind kundrejt nentemujorit te 2009. Sipas zerave te te ardhurave qe mbledhin doganat bie ne sy performanca e rentes minerare ne eksport qe eshte rritur me rreth tre here duke reflektuar si performancen e eksporteve te mineraleve gjate vitit 20101 ashtu dhe ndryshimet ne normen e taksimit dhe ne strukturen e takses gjate gjysmes se pare te vitit 2010. Edhe te ardhurat nga akciza ne dogane kane rritje vjetore te ndjeshme me 19 perqind duke reflektuar ri-gjallerimin e importit te mallrave te akcizes si dhe ndryshimet ne listen e mallrave me akcize ne mesin e ketij viti. Ndersa te ardhurat nga TVSH ne import jane 12.2 perqind me te larta se nje vit me pare ndikuar nga ri-gjallerimi i importeve gjate ketij viti rritja e importeve per 9 mujorin eshte 10.9 perqind ne vlere. Administrata tatimore ka hasur me shume veshtiresi ne mbledhjen e te ardhurave gjate ketij viti dhe ka mbledhur per periudhen te njejtin nivel te ardhurash me nje vit me pare duke tejkaluar gjithsesi parashikimin janar shtator 2010. Megjithate veshtiresite ne realizimin e te ardhurave nga administrata tatimore jane kryesisht reflektim i tremujorit te pare te vitit 2010 dhe pjeserisht i tremujorit te dyte. Gjate tremujorit te trete ecuria ka qene pozitive thuajse per te gjitha taksat kryesore edhe ne kete administrate.
I.3 Analiza e shpenzimeve 2010
Mbeshtetur ne treguesit e buxhetit te konsoliduar per periudhen janar-shtator 2009 situata e realizimit te shpenzimeve buxhetore paraqitet si vijon
Shpenzimet e pergjithshme te buxhetit ne fund te nentemujorit 2010 arriten ne rreth 260.1 miliarde leke nga rreth 266.8 miliarde leke te parashikuara per kete periudhe duke u realizuar ne rreth 97.5 perqind te parashikimit te periudhes ose me nje mosrealizim prej rreth 6.6 miliarde leke. Krahasuar me planin vjetor keto shpenzime jane realizuar ne rreth 70.0 perqind ndersa kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare shpenzimet buxhetore rezultojne rreth 9.7 miliarde leke me pak ose rreth 3.6 perqind me te ulta. Ecuria e shpenzimeve buxhetore ne shume absolute ritmi i rritjes se tyre gjate nentemujoreve ne disa vite si dhe ritmi linear i rritjes jepet ne grafikun e meposhtem
Ne analizen e shpenzimeve duhet mbajtur parasysh edhe fakti se deri ne fund te nentemujorit 2010 shpenzimet e kryera nepermjet perdorimit te fondit rezerve te Keshillit te ministrave dhe kontigjences jane reflektuar ne zerat e shpenzimeve ku ato jane kryer si me poshte
Fondi rezerve i Keshillit te Ministrave prej rreth 1920.4 milione leke i ekzekutuar deri ne fund te nentemujorit 2010 eshte perdorur ne rreth 22.8 milione leke per shpenzime per paga ne rreth 3 milione leke ne shpenzime per sigurime shoqerore ne rreth 500 milione leke per subvencione ne rreth 873.6 milione leke per shpenzime te tjera korente dhe ne rreth 521.1 milione leke per investime.
Fondi i kontigjences prej 2.7 miliarde leke i ekzekutuar deri ne fund te nentemujorit 2010 eshte perdorur ne rreth 1.5 miliarde leke per shpenzime operative dhe te mirembajtjes dhe rreth 1.2 miliarde leke per subvencion.
Ne totalin e shpenzimeve buxhetore te realizuara gjate nentemujorit 2010 shpenzimet korente zene rreth 83.3 perqind nderkohe qe shpenzimet per investime zene rreth 17.9 perqind diferenca eshte huadhenia neto me rreth -1.2 perqind. Nje vit me pare struktura e shpenzimeve te pergjithshme te buxhetit te shtetit te realizuara gjate periudhes janar-shtator ishte rreth 73.8 perqind shpenzimet korente dhe rreth 26.2 perqind shpenzimet kapitale.
Projekt-buxheti 2011
Parashikimi i shpenzimeve
Parashikimi i shpenzimeve eshte mbeshtetur ne procedurat e buxhetimit mbi baza objektivash e produktesh te vena ne zbatim ne te gjitha njesite e qeverisjes qendrore dhe fondet speciale te tyre. Procesi i pergatitjes se projektbuxhetit te vitit 2011 ne perputhje me kerkesat e ligjit organik te buxhetit eshte pjese e procesit te pergatitjes se dokumentit te PBA 2011-2013 Faza e II-te.
Sipas Kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal 2011-2013 shpenzimet e pergjithshme publike per vitin 2011 shenojne nje rritje ne masen 37.3 miliarde leke krahasuar me buxhetin e rishikuar 2010.
Me poshte jepen detaje me te hollesishme lidhur me parashikimin e zerave specifike te shpenzimeve publike per vitin 2011
Bazuar ne nivelin e te ardhurave buxhetore dhe nivelin e burimeve te financimit te deficitit shpenzimet totale buxhetore per vitin 2011 parashikohen ne masen 409 miliard leke ose 30.6 e PBB. Parashikimi i shpenzimeve buxhetore sipas zerave paraqitet ne paragrafet e meposhtem.
Burimet do te perdoren kryesisht per ruajtjen e deficitit buxhetor ne nivelin 3.5 te PBB rritjen e diferencuar te pagave e pensioneve dhe mbajtjen e nje ritmi te qendrueshem te investimeve publike ne rreth 6.1 te PBB.
Shpenzimet e personelit per vitin 2011 bazuar ne nje politike konstante ne numrin e punonjesve buxhetore per vitin 2010 e ne vazhdim si dhe ne nje politike te kujdesshme te rritjes se pagave parashikohen te jene ne nivelin 5.2 te PBB. Perllogaritja e tavaneve per paga dhe sigurime shoqerore ne vitin 2011 eshte mbeshtetur ne numrin organik te punonjesve te miratuar me VKM ne fuqi. Gjithashtu fondi i pagave eshte perllogaritur duke mbajtur ne konsiderate rritjen e pergjithshme te pagave duke filluar nga data 1 Korrik 2010 si edhe VKM nr.591 date 23.07.2010 Per disiplinimin e perdorimit te fondeve buxhetore. Politika e rritjes se pagave do te vazhdoje edhe per vitin 2011 dhe do te konsistoje ne nje politike te kujdesshme indeksimi dhe rritje selektive per sektoret prioritare.
Analiza e grupeve kryesore te shpenzimeve ka konkluduar ne faktin se pas reduktimit te ndjeshem te shpenzimeve ne zerat e tjere si ato administrative subvencione etj kosto e personelit duhet ti nenshtrohet nje analize te thelle shoqeruar me nje reforme ne sistemin e strukturave organikave dhe te pagave. Per kete eshte ngritur dhe funksionon nje grup pune ne Ministrine e Financave. Nje nga propozimet per forcimin e disiplines ne kete fushe eshte perfshirja e numrit te punonjesve per cdo Ministri dhe Institucion Qendror ne ligjin e buxhetit te vitit 2011 per here te pare.
Parashikimi i nivelit te shpenzimeve per interesa eshte bazuar ne fluksin e huamarrjes se brendshme dhe te huaj si dhe ne nivelin e parashikuar te normes se interesit ne kushtet e nje situate makroekonomike te qendrueshme. Per pasoje krahasuar me buxhetin e rishikuar 2010 ne vitin 2011shpenzimet per kete ze parashikohen te rriten nga 3.5 e PBB ne 3.6 e PBB.
Shpenzimet operative dhe te mirembajtjes per vitin 2011 parashikohen te kapin nivelin 32.6 miliarde leke. Ky fond ne vijimesi edhe te viteve te kaluara do te vazhdoje te orientohet kryesisht ne rritjen e shpenzimeve te funksionimit dhe mirembajtjes se sektoreve prioritare te infrastruktures arsimit shendetesise dhe bujqesise duke aplikuar nje norme te diferencuar rritjeje ne favor te ketyre sektoreve prioritare. Duke synuar rritjen e eficences dhe efektivitetit ne perdorimin e fondeve publike qe prej vitit 2009 zeri i shpenzimeve operative dhe te mirembajtjes reflekton edhe ndryshimet e rendesishme strukturore te buxhetit qendror lidhur me zbatimin e reformave respektive ne sektoret prioritare te Arsimit dhe Shendetesise perkatesisht ne Arsimin Universitar dhe Sherbimet e Kujdesit Dytesor Spitalor.
Niveli i transfertes per Institutin e Sigurimeve Shoqerore dhe Institutin e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor eshte rezultante e nivelit te te ardhurave qe parashikohen per keto institucione dhe nivelit te shpenzimeve te tyre.
Niveli i shpenzimeve per Institutin e Sigurimeve Shoqerore parashikohet te rritet nga 79.4 miliard leke ne buxhetin e rishikuar 2010 ne 85.3 miliard leke ne vitin 2011 Kjo reflekton politiken e rritjes se pensioneve ne masen 5 per pensionet e qytetit dhe 10 per pensionet ne fshat duke synuar kesisoj barazimin e nivelit te tyre. Si edhe ne buxhetin e rishikuar 2010 kjo politke do te mbeshtetet nga nje fond kontigjence ne masen 2 miliarde leke.
Ndersa shpenzimet e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor jane parashikuar te rriten ne masen 1.8 miliarde leke duke kapur nivelin 27.5 miliard leke nga 25.7 miliard leke ne buxhetin e rishikuar 2010.
Per sa i perket shpenzimeve per Kompensimin ne vlere te ish-pronareve duke filluar nga viti 2010 ato jane subjekt i reformes qe konsiston ne cilesimin e tyre si Fond Special me te gjitha karakteristikat e tij i financuar pjeserisht nga te ardhurat e veta dhe pjeserisht nga transferta e buxhetit te shtetit. Krahasuar me buxhetin e rishikuar 2010 ky fond parashikohet me nje rritje ne masen 300 milione leke.
Shpenzimet per pagesen e ndihmes ekonomike dhe paaftesise parashikohen te rriten nga 17.1 miliarde leke per 2011 ne 19 miliarde leke ne 2013 Tabela 3. Ketu do te mbahet parasysh politika per nje rritje e diferencuar midis zerave perberes te ketyre shpenzimeve. Nderkohe qe ndihma ekonomike si rezultat i permiresimeve ligjore dhe administrative do te vije duke u ulur ne terma relative pjesa me e madhe e rritjes do te shkoje per pagesen e paaftesise si rezultat i indeksimit te saj rritjes se numrit te perfituesve dhe permiresimit te procedurave te perfitimit te nje statusi te tille.
Niveli i fondit rezerve te Keshillit te Ministrave dhe kontigjences per ruajtjen e deficitit per vitin 2011 parashikohet te rritet ne masen 1.1 miliarde leke duke kaluar nga 5.2 miliarde leke ne buxhetin e rishikuar 2010 ne 6.4 miliarde leke per vitin 2011. Rritja e ketij fondi i dedikohet kryesisht zerit kontigjence per ruajtjen e deficitit i cili eshte rritur ne masen 2.1 miliarde leke per te shtuar sigurine ndaj risqeve potenciale. Nga ana tjeter Fondi Rezerve i Keshillit te Ministrave ka pesuar nje reduktim ne masen 1 miliarde leke krahasuar me buxhetin e rishikuar 2010.
Shpenzimet kapitale per vitin 2011 parashikohen me nje rritje ne masen 15.7 miliarde leke krahasuar me buxhetin e rishikuar 2010. Rrjedhimisht ato parashikohen te arrijne nivelin 6.1 te PBB krahasuar me 5.4 te PBB qe ka qene ne buxhetin e rishikuar 2010 Figura 3 dhe 4.
Ne prioritizimin e listes se investimeve do te vazhdojne te perzgjidhen ato te cilat jane vazhdim i projekteve te meparshme si edhe investimet qe cilesohen strategjike per zhvillimin ekonomik dhe social te vendit ne perputhje edhe me programin e qeverise.
Njekohesisht shpenzimet kapitale si me financim te brendshem ashtu edhe te huaj do te vazhdojne te perqendrohen ne sektoret prioritare te qeverise si infrastruktura arsimi shendetesia mbrojtja bujqesia e zhvillimi rural.
Me konkretisht krahasuar me buxhetin e rishikuar 2010 investimet me burime te brendshme parashikohet te rriten ne masen 1.2 miliarde leke duke arritur ne 3.2 te PBB. Ndersa investimet me burime te huaja parashikohen me nje rritje ne masen 17.4 miliarde leke ose 2.9 te PBB nga 1.9 e PBB qe kane qene ne buxhetin e rishikuar 2010.
Tabela Shpenzimet e personelit 2008-2013
Buxheti 2009 Fakt Buxheti
2010 Buxheti
2010 r P/Buxheti
2011 P/Buxheti
2012 P/Buxheti
2013
Personeli 62.359 67.654 66.866 69.430 72.644 76.090
PBB 5.44 5.48 5.4 5.2 5.0 4.8
Paga-Sig.Shoqerore 64.634 64.500 67.930 71.144
74.589
PBB 5.23 5.3 5.1 4.9 4.7
Rezerva per rritjen e pagave 3.020 2.366 1.500 1.500
1.500
PBB 0.24 0.20 0.1 0.1 0.1
Tabela Shpenzimet e fondeve speciale te ISSH ISKSH dhe Kompensim ne Vlere i ish-Pronareve per periudhen 2008-2013 ne milion leke
Buxheti
2009 Fakt Buxheti
2010 Buxheti 2010 r P/Buxheti
2011 P/Buxheti
2012 P/Buxheti
2013
Sigurime Shoqerore 73.744 79.519 79.419 85.300 90.940 97.214
PBB 6.44 6.44 6.5 6.4 6.2 6.1
Sigurime Shendetesore 22.980 25.949 25.649 27.467 28.384 31.143
PBB 2.01 2.10 2.10 2.1 1.9 1.9
Fondi per rritjen e Pensioneve 2.700 2.000 2.038 2.100 2.300
PBB 0.22 0.20 0.2 0.1 0.1
Kompensimi ne Vlere i ish-pronareve 1.739 2.100 1.700 2.000 2.200 3.400
PBB 0.15 0.17 0.10 0.1 0.2 0.2
Bazuar ne zhvillimet e sistemit dhe ne politikat e zbatuara per pensionet evidentohen keta tregues analitike te shprehura ne leke/muaj.
2005 2006 2007 2008 2009 2010
Pension urban min 7850 8240 8650 9515 10276 10690
Pension rural baze 3430 4110 4520 5200 6344 6980
Pension urban max 16200 16980 17800 19530 21052 21880
Te ardhura minimale ne qytet 8350 10000 10410 11275 12226 12840
Te ardhura minimale ne fshat 3630 4310 5410 6090 7234 7870
Investimet 2011/ Ministria e Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit
Rruget pjesen me te madhe te investimeve prioritete edhe furnizimit me uje dhe strehimit
Kjo ministri vazhdon te perfitoje pjesen me te madhe te fondeve te parashikuara per investime publike. Keshtu per vitin 2011 ajo do te perfitoje 44 miliarde leke ose rreth 53.8 te totalit te investimeve publike. Ne projektbuxhetin 2011 parashikohet qe 55.6 e investimeve publike per kete ministri te jene investime me financim te brendshem. Ne te njejten kohe ajo ze edhe pjesen me te madhe te financimit te huaj rreth 50.9 te totalit te financimeve te huaja kryesisht me projekte per ndertim rrugesh. Keto fonde do te sherbejne kryesisht ne arritjen e objektivave te meposhtem
Ndertim dhe rehabilitim i 92 km rruge te Rrjetit Kombetar e vlefshme me 2.5 te rrjetit total sipas standarteve te kerkuara te projektimit.
Sistemim asfaltim dhe riveshje e 16 km rruge te Rrjetit Kombetar e vlefshme me 0.4 te rrjetit total.
Rritja e cilesise se sherbimit per furnizimin me uje ne zonat urbane ne 91 te totalit te popullsise dhe per zonat rurale ne 71 te totalit te popullsise.
Rritja e perqindjes se popullsise qe eshte e lidhur ne rrjet kanalizimesh te permiresuara ne zonat urbane ne 73.
Te siguroje kushtet per strehimin e 11 te familjeve qe kane aplikuar prane bashkive. Financimi i studimeve dhe projektimeve urbanistike ne kuader te planifikimit te territorit kontraktimi e perfundimi i planeve ne qytetet Korce Gjirokaster Lushnje e Berat si dhe krijimi i rregjistrit te Planifikimit te Territorit
Legalizimi dhe perpunimi i informacionit tekniko ligjor per rreth 50.000 pasuri informale 55 i totalit kompensimi i rreth 30.000 pasurive informale
Realizimi i 33 i totalit te financimeve per hartimin e studimeve dhe punimeve civile ne kuader te Projektit te Menaxhimit te Bregdetit te Jugut
Administrimi i reformes institucionale dhe forcimi kapaciteteve te autoriteteve rregullatore ne aviacionin civil nepermjet investimeve ne kuader te rritjes se performances se ketyre organeve rregullatore si dhe funksionimit te tyre ne standartet e organeve homologe nderkombetare.