E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano PS nje kazerme pergjegjese per reformat e munguara

05-11-2010 / Gazeta 55

Kryetari historik i PS-se ka denuar politiken e nulifikimit qe Edi Rama po ndjek ndaj figurave perfaqesuese te se majtes dhe ka premtuar nje dialog te ri me socialistet prej te cilit do te krijohen faktoret qe do mundesojne daljen e vendit nga ngerci politik


Ish kryetari i Partise Socialiste dhe njeherazi lideri historik i te majtes Fatos Nano kritikon ashper linjen politike te ndjekur nga kreu aktual i PS-se Edi Rama duke e konsideruar kete si politike te zbrazur dhe boshe. I ftuar ne emision televiziv Opinion te gazetarit Blendi Fevziu Nano skurseu kritikat kunder drejtimit te partise opozitare duke perfituar sic tha Nano nga mos qenia pjese e grupit parlamentar socialist pasi aty ta mbyll gojen kryetari... Lideri historik i te majtes kujtoi se PS-ja e sotme ska asnje lidhje me ate qe u transformua si force progresiste 20 vjet me pare ndersa sot eshte ne duart dhe kontrollin e 99-shave duke u kthyer ne mejhane e tyre. PS eshte kthyer ne kazerme eshte G99-izuar. Aty vlojne 99-shat. Nese une mungova ne mbledhjen e grupit parlamentar une nuk jam deputet dhe smund te pranoj te dhunohem sic po dhunohen ata te sotmit. Ku jane sot Rexhep Meidani Pandeli Majko Ben Blushi Arben Malaj ku eshte sot ish ministrja e Integrimit nenshkruesja e marreveshjes se Stabilizim Asociimit me BE-ne Ermelinda Meksi Sot ne PS mungojne kontributet. Kryetari u ka mbyllur gojen te gjitheve. Vlerat e verteta te socialisteve jane zene nga perfaqesues pa kontribute- u shpreh Nano. Sipas tij sot ne PS amatorizmi kerkon te zevendesoje personalitetet e verteta. Do te ishte humbje e madhe kohe per njeriun e thjeshte qe nuk po gjejne hapesire per te marre pjese ne politike pervec sensit zgjedhes ne zgjedhje qe kontestohen apo mbushes radhesh mitingjesh kur protestoje. Nepermjet trilleve apo telenovelave te tilla te cilat dihet se pse qarkullojne vazhdoj te jem i vemendshem ndaj te gjitha zhvillimeve ne vend. Une nuk qendroj vetem 3 muaj ne Shqiperi. Tregu i medias vazhdon te hedhe te paverteta e inspiruar nga nje kanal i ngushte partiak i sponsorizuar nga veprime te paarsyeshme. Amatorizmi kerkon te zevendesoje personalitetet e verteta kjo eshte ajo qe po dominon skenen politikes te se majtes - deklaroi ish kryetari i PS-se. Nano tha se PS eshte pergjegjese per nje numer reformash te munguara por jo nuk e pengoi Shqiperine ne vendimin historik te vizave por qe ndeshkon perspektiven e integrimit ne BE. Nje politike qe i mungon elementi i besimit qe nuk ushqen dialogun per reformat e munguara i mungon thelbi i zhvillimit politik. PS eshte drejt nje vete perjashtimi nje vetevrasje bojkot ketu mos votim ketu dhe protesta aty. PS po humb elektoratin. Por nga ana tjeter Shqiperia merr vizat me 8 nentor. Do te perfshihemi ne procesin historik te levizjes se lire te te gjitha vendeve te Ballkanit dhe nje dite me pas ne nuk do te arrijme dot te marrin provimin e kalimit si vend me statusin kandidat. Rezultati i kesaj stine politike zero same game. Nese politika ne Shqiperi eshte kristalizuar ne lojen e shumes zero duke u nderthurur vetem ne logjiken e likuidimit te kundershtarit dhe jo ne debat politik rezultati qe arrihet eshte ai i shumes zero. Nuk besoj se hapesirat jane te zena. Nuk besoj se mendjet pervojat nervat dhe interesat e politikaneve jane shuar ne keto drejtime qe perbejne teresine e tranzicionit 20 vjecar- deklaroi Nano. Duke iu referuar takimit me z.Meta ish kryeministri Nano tha se kjo ceshtje mbetet per tu rajtuar si pjese te gjitheckaje. Sipas tij biseda me Meten ka qene konstruktive dhe ne sherbim te dialogut politik ne kushtet kur kodi i ri zgjedhor ka lsquoperjashtuar nga skena partite e vogla politike. Ngushtimi i skenes politike edhe me ndryshimet e fundit te kushtetues dhe sistemit zgjedhor te 2008-es mes dy forcave dhe mberritja ne menyre aksidentale duke kapur cakun e pragut nga LSI eshte nje situate normale ne te cilen partite e vogla pothuajse jane nxjerre jashte ligjit. Pra amendimi i kushtetutes dhe ligjit i nxori jashte parlamentit - deklaroi me tej ish-kryeministri Fatos Nano. Gjithashtu Nano nuk kurseu kritikat as per ish zyrtare te tij si Arben Malaj te cilin e quajti te korruptuar apo ish drejtorin e pergjithshem te Tatimeve aktualisht deputet i PS-se Arben Ahmetaj. Se fundmi ai premtoi nisjen e nje dialogu me socialistet e thjeshte te cilet smund te tolerojne me te perfaqesohen nga nje parti qe ushqen konfliktin dhe po humbet karakterin e saj popullor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›