Rama: Qeveria të reagojë për faturat e energjisë
Kështu deklaroi para pak momentesh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një komunikimi me gazetarët. Duke akuzuar qeverinë se ka lindur nga grabitja e votave, Rama theksoi se qytetarët shqiptarë po paguajnë fatura marramendëse të energjisë elektrike.
“Një pushtet që i merr votën popullit, nuk ka arsye që ta respektojë popullin, nuk ka arsye që të ndjehet i detyruar që të japë llogari për aktet e tij. Jemi në kushtet e marrëdhënieve të deformuara mes shtetit dhe qytetarit, gjë që u pa me faturat e reja të energjisë”, theksoi Rama.
Kreu socialist tha gjithashtu se qeveria, “përmes autoporlantëve të vet nuk ka nguruar ta quaj një çështje me karakter teknik. Nuk është një çështje me karakter teknik, por që lidhet me keqqeverisjen”.
“Fatura e re e energjisë është një shembull i këtij deformimi të madh që e ka zanafillën e vet tek kontrata e shkelur me këmbë më 28 Qershor, kur duhej të vendoste qytetari shqiptar, kur në fakt vendosi pushtetit”, tha më tej Rama.
Gjatë diskutimit të tij, ai ka cekur edhe çështjen e ekonomisë, që sipas Ramës është në një krizë të thellë. “Ajo që del nga hapja e kutisë së Ruzhdijes, është simetrike ajo që do të dalë në dritë të diellit edhe ekonomia shqiptare. Ekonomia shqiptare është në një krizë të thellë dhe të dhënat e saj mbahen mbyllur. Kjo do t’iu kushtojë shumë shqiptarëve”, tha më tej ai.