Rama: Qeveria t'i hapë rrugë dialogut
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog pas vizitës në spitalin infektiv të QSUT tek grevistët .
Sipas Ramës, reagimi kokëfortë i qeverisë gjatë këtyre muajve të kërkesës për transparencën e zgjedhjeve ka vërtetuar më së miri gënjeshtrën e 28 qershorit.
"Unë bej apel për hapjen e rrugës së dialogut nga kjo qeveri, e përsëris këtë apel edhe sot në ditën ë 19 të protestës sonë me anë të grevës së urisë", tha Rama.
Aika vënë në dukje se vjedhja e votave është tashmë e qartë edhe pa hapur kutitë.