E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo Rama ka marre peng PS e ktheu ne shoqate

Gjirokaster 30 tetor 2011 NOA- Ish-deputeti i Partise Socialiste Vangjel Tavo ka akuzuar sot kreun e kesaj partie Edi Rama se po perdor partine per interesa personale.

Ne nje prononcim dhene per mediat ne cilesine e deputetit te LSI-se dhe nenkryetarit te Kuvendit Tavo tha se Partia Socialiste po shnderrohet ne nje shoqate ne sherbim te kryetarit.

Deklarata e Tavos u be gjate nje takimi qe ka zhvilluar dje me strukturat e kesaj partie ne Gjirokaster.

Tavo u shpreh se Partia Socialiste nuk po perfaqeson me interesat e socialisteve dhe elektoratit te saj te majte. Sipas tij fajin per gjendjen ne te cilen ndodhet sot PS-ja eshte i kreut te saj Edi Rama.

Partia Socialiste ne drejtimin e Edi Rames nuk mbron me aspiratat e socialisteve dhe te vendit tone por vetem ate te kreut te saj. Edi Rama e ka marre peng Partine Socialiste dhe nuk po e leshon edhe pse ka humbur te gjitha betejat elektorale. Rama nuk di dhe nuk do ta drejtoje PS drejt pushtetit dhe socialistet po zhgenjehen gjithnje e me shume prej tij u shpreh Tavo.

Sipas tij socialistet po vijne tek LSI-ja sepse shohin qe kjo force politike mbron parimet e majta dhe jo partia e drejtuar nga Rama.

shte per te ardhur keq qe PS nga nje force politike serioze ne politiken shqiptare po zvogelohet dhe po humbet misionin e saj nen udheheqjen e Edi Rames. Partia Socialiste nuk ka vizionin e nje partie moderne serioze dhe progresiste por eshte shnderruar ne nje shoqate ne funksion te kryetarit te saj tha sot Tavo.

a.k/NOA

Ne foto Deputeti i LSI Vangjel Tavo

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›