Rama Respekt dhe mirenjohje per raportin. Ne do te marrim hakun qe na dha populli me vote
Kreu i Partise Socialiste menjehere pas publikimit te raportit te OSBE/ODIHR-it mbi procesin zgjedhor te 8 majit ne nje konference per mediat deklaroi se ky raport vertetoi se KQZ ndryshoi rregullat e lojes tri dite pas shpalljes se rezultatit duke permbysur rezultatin sipas tij. Pershendesim me respekt dhe mirenjohje OSBE/ODIHR-in per raportin qe tregon qarte se ne aspektin ligjor KQZ ka ndryshuar rregullat e lojes 3 dite pas rezultatit. Ndryshimi ka ardhur pas kerkeses se Saliut. Pasi i ka trajnuar komisioneret qe te konsideronin votat e hedhura ne kutite e gabuara nen trysnine e Saliut Komisioni i Vjedhjeve ka shkaterruar procesin duke e quajtur vjedhesin fitues deklaroi Rama. Duke falenderuar nderkombetaret per mbeshtetjen e tyre kreu socialist deklaroi se opozita do marre hakun qe i takon nderkohe qe konfirmoi se per kete gje do te ndjekin rrugen e revoltes dhe ate ligjore. Falenderoj trojken e ambasadoreve per mbarevajtjen e procesit qe pasi ka habitur shqiptaret ka marre dhene ne mediat e huaja. Ne do ta marrin hakun qe na takon dhe do e marrim fitoren qe na takon qe Saliu do te na marre ne tavoline theksoi Rama. Te rezistojme ka qene thirrja qe kreu i PS-se u ka bere mbeshtetesve opozitare nderkohe qe ka riperseritur edhe nje here thirrjen e tij kundrejt Drejtorit te Pergjithshem te Policise Hysni Burgaj qe te nxjerre para ligjit pergjegjesit kryesore ose do jete ai qe do te perballet me ligjin. Te rezistojme te rezistojme te rezistojme. Jemi ne te drejten e Zotit dhe ligjit. U bej thirrje gjithe policeve dhe drejtuesve te thjeshte te policise qe te mos e ngaterrojne uniformen e tyre me ate te oborrit te Saliut ne nuk kemi asgje me ta. I bej apel Hysni Burgajt se po nuk u vuri hekurat banditeve qe dhunuan dy te rinjte socialiste me shume heret se sa vone do te pergjigjet para ligjit ashtu si gjithe ata qe do vene dore mbi opozitaret qe refuzojne ti nenshtrohen pushtetit deklaroi kreu i PS-se Edi Rama. Kreu i PS-se i beri thirrje gjithashtu policise qe te ndale dhunen ndaj opozitareve pasi do te pergjigjen per gjithcka para ligjit. Nje Kryeminister qe urdheron rrahjen e njerezve nepermjet horrave te maskuar me uniforma policie. E vetmja shprese e Saliut frika qe ka kallur ne shpirtrat e njerezve te varfer. Ne jemi ne te drejten tone te Zotit dhe te ligjit. U bej thirrje policeve te thjeshte dhe drejtuesve profesioniste se ne nuk kemi asgje me ta se protestat tona nuk i kane ne shenjester ata madje revolta jone eshte edhe per te drejtat e tyre. Hysni Burgaj po nuk i vuri hekurat banditeve me uniforme qe rrahen protestuesit e opozites do te pergjigjet para ligjit ashtu si te gjithe ata qe kane vene dhe do guxojne te vene dore mbi opozitaret shqiptare qe refuzojne ti nenshtrohen pushtetit te dhunshem te Saliut perfundoi Rama.