E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vezhguesit vendore akuza te ashpra Ristanit

Raporti

Koalicioni i Vezhguesve Vendore e kane cilesuar dje si joligjor vendimin e KQZ-se per te numeruar votat e hedhura gabimisht ne kutite e tjera te votimit dhe konsideron si pergjegjesin kryesor te kesaj situate kryetarin e ketij institucioni Arben Ristani. Sipas vezhguesve vendore kjo pjese e erret e numerimit po vendos ne pikepyetje te gjithe procesin zgjedhor te 8 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nen autoritetin dhe protagonizmin e kryetarit te tij jo vetem qe eshte duke ndermarre veprime antiligjore por pergjate procesit te hapjes dhe verifikimit te votave te kontestuara apo te pavlefshme po konstaton fakte serioze qe ngrene dyshime mbi sigurine dhe paprekshmerine e kutive te votimit theksohet ne raportin e vezhguesve vendore te zgjedhjeve te 8 majit. Sipas tyre veprime joligjore te ndermarra nga KQZ qe cuan ne nje situate te tensionuar prane KQZ-se apo edhe protestat e ndermarra nga opozita po vene ne pikepyetje plotesimin e standardeve te procesit zgjedhor si dhe vete sistemin zgjedhor. Po keshtu koalicioni thekson se perfaqesuesit e tij ne daten 8 maj koalicioni ne baze te te dhenave te raportuara nga vezhguesit per ngaterrimin e votuesve ne hedhjen e fleteve te votimit ne kutite respektive i kerkoi publikisht Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe te merrte urgjentisht masa dhe te nxirrte nje udhezim te posacem per konsiderimin te vlefshem te cdo vote ku shprehej qarte vullneti i zgjedhesit pavaresisht kutise ne te cilen ishte hedhur por dhe KQZ nuk mori asnje mase ne lidhje me kete ceshtje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›